- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatës ditës së sotme, Gazeta Shneta ka raportuar për një incident që ka ndodhur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Lidhur me rastin e ka konfirmuar edhe Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse për komunikim në QKUK, e cila ka deklaruar se incidenti ka ndodhur mes dy kirurgëve, shkruan Gazeta Shneta.…
Policia është deklaruar në lidhje me rrahjen e dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka deklaruar se rasti është iniciuar “Sulm”, derisa bëri të ditur se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin…
Një studim i madh ka gjetur se mbipesha rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e demencës vaskulare, një formë e zakonshme e sëmundjes që ndikon në qarkullimin e gjakut në tru. Sipas hulumtimit, i cili analizoi të dhëna nga më shumë se 500,000 pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkë, një…
Gjatë vitit 2025, Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka kryer një numër të konsiderueshëm ekzaminimesh diagnostike për pacientët. Në total janë realizuar 37,965 ehokardiografi (EKO), 27,023 rëntgen (RTG), 1,509 rezonanca magnetike (MRI) dhe 5,178 tomografi të kompjuterizuara (CT), që përbën mesatarisht mbi 190 ekzaminime çdo ditë.…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë po përballet me rritje të vizitave të pacientëve me simptoma të gripit sezonal, megjithatë numri i rasteve nuk është më i lartë krahasuar me muajin dhjetor dhe fillimin e janarit, ka bërë të ditur kryeshefja e kësaj qendre, Vjollca Zeqiri. .Zeqiri ka…
Gjatë javës së fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë lindur 30 foshnje, nga të cilat 19 vajza dhe 11 djem. Sipas raportit javor të spitalit, gjatë javës janë kryer gjithashtu 2,945 vizita specialistike, 278 pranime dhe pacientët kanë qëndruar mesatarisht 183 në shtrirje çdo ditë. Në këtë periudhë…
Një fjalosje ka përfunduar me rrahje në mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Një incident me përplasje fizike në mes dy kirurgëve ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, shkruan Gazeta Shneta. Gazeta ka mësuar nga burime se B.K. dhe Xh.A.…
Gjatë vitit 2025, Reparti i Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka trajtuar 251 pacientë të hospitalizuar në 10 shtretër të dedikuar për sëmundjet e mushkërive dhe të sistemit respirator. Gjithashtu, shërbimi ambulantor i këtij reparti ka regjistruar 5,254 vizita mjekësore, duke ofruar diagnostikim dhe trajtim…

