Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

OpenAI ka prezantuar së fundmi ChatGPT Health, një veçori të re brenda ChatGPT, e krijuar për të mbështetur pyetje që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien. Ky hap vjen si përgjigje ndaj faktit se chatbot-i merr miliona pyetje shëndetësore çdo ditë, duke reflektuar interesin në rritje të publikut për informacion mjekësor…

Më shumë

Obeziteti mund të jetë një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e demencës vaskulare, sipas një studimi të fundit shkencor. Demenca vaskulare është forma e dytë më e shpeshtë e demencës pas sëmundjes së Alzheimerit, dhe parandalimi i saj përbën një fushë shumë të rëndësishme kërkimi. Një studim i publikuar…

Më shumë

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka nisur zbatimin e veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për manipulim të votës dhe falsifikim të dokumenteve zgjedhore në procesin zgjedhor për deputetë. Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar…

Më shumë

Zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës mund të shpëtoj jetë dhe e bën trajtimin më pak invaziv, thotë Dr. Memli Morina, obstetër-gjinekologe. Sipas tij, shumë gra në Kosovë nuk kryejnë kontrollin e rregullt gjinekologjik, edhe pse sëmundja në fazat e hershme nuk jep simptoma. Dr. Memli rekomandonë…

Më shumë

Një moment historik për eksplorimin hapësinor dhe përfshirjen sociale është shënuar këtë fundjavë. Michaela “Michi” Benthaus, 33 vjeçe, inxhiniere gjermane e hapësirës dhe mekatronikës në Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA), është bërë personi i parë në botë që udhëton në hapësirë duke përdorur karrocë. Benthaus kaloi përtej Vijës Kármán, kufiri…

Më shumë