- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Reparti i Ortopedisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës ka kryer gjatë vitit 2025 gjithsej 581 operacione kirurgjikale, që përfshijnë një gamë të gjerë patologjish ortopedike, nga frakturat e ndryshme, vendosja e protezave, deri te trajtimi i sëmundjeve të tjera komplekse ortopedike. Sipas një njoftimi të këtij institucioni shëndetësor, gjatë…
Aktualisht, 11 fëmijë në vend janë duke u trajtuar për Atrofinë Muskulare Spinale (SMA), një sëmundje e rëndë dhe e rrallë gjenetike. Për të garantuar vazhdimësinë e këtij trajtimi jetik, Ministria e Shëndetësisë ka inicuar një procedurë të re prokurimi për furnizimin me këtë medikament, shkruan IndeksOnline. Sipas njoftimit zyrtar…
Një defekt teknik ka ndodhur në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Sipas zëdhënëses për komunikim, Mirlinda Qyqalla, menjëherë pas njoftimit, ekipi i shërbimeve teknike të QKUK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar, duke e…
Një mavijosje qartësisht e dukshme në dorën e majtë të Donald Trumpit ka ndezur spekulime – por sipas presidentit të SHBA-së, shkaku është mjaft i zakonshëm: “E godita në tavolinë”, tha Trumpi të enjten në bordin e Air Force One. Ai gjithashtu vuri në dukje marrjen e aspirinës, e cila…
Gjatë vitit 2025, në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës janë regjistruar 9,602 vizita ambulantore dhe 1,646 hospitalizime. Sipas të dhënave, gjatë këtij viti janë realizuar 39 transferime të pacientëve drejt qendrave terciare, përfshirë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe 362 konsulta specialistike. Në kuadër…
Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka bërë të ditur se shteti i Abu Dhabit do të financojë ndërtimin e Spitalit të Ri Gjinekologjik në Prishtinë. Sipas njoftimit, projekti do të realizohet përmes një donacioni prej 25 milionë euro, i ndarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe,…
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon edhe sot rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat KQZ ka marrë vendim. Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë rinumëruar 48.49% e votave. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka 46.59% të votave, PDK 22.77%, LDK 10.20%,…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr edhe zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për këtë ka njoftuar edhe Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ku kanë bërë me dije se nga sot s’janë më pjesë e kësaj organizate. “NGA SOT: Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Organizata Botërore e…

