Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka përfunduar në pranga, për shkak se po përdorte barna të kafshëve duke pretenduar se po e shëron autizmin tek fëmijët. Në një video të publikuar nga LajmiNet, Sllamniku dëgjohet duke folur me një gura, e cila e shqetësuar thotë se burri nuk po i bindet që…

Më shumë

Përdorimi i orëve inteligjente që kombinojnë matjen e pulsit (PPG) dhe elektrokardiogramin (ECG) përmirëson ndjeshëm zbulimin e aritmive të zemrës, veçanërisht fibrilacionit atrial, sugjeron një studim i ri nga Qendrat Mjekësore Universitare të Amsterdamit (Amsterdam UMC). Sipas studimit, të publikuar në Journal of the American College of Cardiology, aritmitë e…

Më shumë

Një softuer i ri i bazuar në inteligjencë artificiale (AI), i dizajnuar për të përmirësuar ekzaminimet me ultratinguj gjatë shtatzënisë, ka marrë miratimin për përdorim klinik nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Teknologjia, e zhvilluar nga start-up-i amerikan BioticsAI, integrohet drejtpërdrejt me aparatet ekzistuese të ultratingullit dhe analizon…

Më shumë