- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjërimi, apo kufizimi i marrjes së ushqimeve të ngurta, shpesh promovohet si një metodë efektive për humbje peshe. Sipas burimit Medical News Today, studime të ndryshme kanë sugjeruar se agjërimi i cili përfshin alternimin e periudhave të kufizimit të ushqimit me modelet e zakonshme të të ngrënit – mund të…
Personat që kanë kaluar herpesin gjatë jetës së tyre mund të jenë në rrezik më të lartë për të përjetuar rënie subjektive njohëse, një gjendje që shpesh paraprin probleme më serioze të funksioneve mendore. Këtë e zbulon një studim i ri, i cili njëkohësisht thekson rëndësinë e vaksinimit kundër herpesit,…
Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets kanë zhvilluar një test inovativ gjaku që analizon mbi 200 proteina për të vlerësuar shkallën biologjike të plakjes së një individi. Sipas hulumtimit, ky test, i ndërtuar përmes teknikave të mësimit makinerik, është në gjendje të parashikojë gjasat e një personi për të…
Mbi 38.4 milionë amerikanë jetojnë me diabet, kryesisht diabet të tipit 2, dhe normat e tij pritet të dyfishohen deri në vitin 2050. Shkaku i saktë mbetet i panjohur, por faktorë si gjenetika, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes. Një studim i ri i udhëhequr…
Një nga funksionet më të rëndësishme të trurit të njeriut është krijimi dhe ruajtja e kujtimeve. Kujtesa na lejon të mbajmë mend informacionin me kalimin e kohës, të rikujtojmë ngjarje të rëndësishme të jetës, fytyrat e njerëzve që njohim dhe të mësojmë vazhdimisht gjëra të reja. Sipas Medical News Today,…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës i është përgjigjur Gazetës Shneta në pretendimet e disa kandidatëve në konkursin për specialistë, se nuk po lejohen t’i shikojnë testet e tyre. Nga QKUK kanë deklaruar se kandidatët që kanë parashtruar kërkesa do të lejohen t’i shikojnë testet. “Në lidhje me kërkesat e paraqitura…
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shpallur rezultatet e Testit Psikologjik dhe të Kontrollimit Mjekësor për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Zyrtarit Policor. Sipas njoftimit, Testi Psikologjik është mbajtur në periudhën nga 22 dhjetori 2025 deri më 9 janar 2026, ndërsa Kontrollimi Mjekësor është zhvilluar nga 23…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të sistemeve ndërkombëtare ADIS dhe WAHIS, sëmundja “Gjuha e Kaltër” nuk është më e pranishme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, lejohet importi i kafshëve të gjalla…

