- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të sistemeve ndërkombëtare ADIS dhe WAHIS, sëmundja “Gjuha e Kaltër” nuk është më e pranishme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, lejohet importi i kafshëve të gjalla…
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – një organizatë joqeveritare që luan rol kyç në mbështetjen e viktimave të torturës dhe traumave të luftës në Kosovë. Sipas njoftimit…
Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar për Klanin se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri. “Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të…
Infeksionet me rrezik të lartë të papillomavirusit human (HPV) te meshkujt mund të lidhen me vdekjen e spermës dhe rrjedhimisht, me uljen e fertilitetit, sugjeron një studim i vogël i kryer në Argjentinë. Sipas burimit Euronews Health, burrat me infeksione HPV me rrezik të lartë kanë më shumë gjasa të…
Personat e njohur si “super agers” – të moshuar mbi 80 vjeç me aftësi njohëse të krahasueshme me individë 20–30 vjet më të rinj duket se kanë një avantazh të rëndësishëm gjenetik që i mbron nga rënia e funksioneve të trurit, sugjeron një studim i ri. Sipas hulumtimit të publikuar…
Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar injeksionin Zycubo (histidinat bakri) si trajtimin e parë për sëmundjen Menkes te pacientët pediatrikë. Miratimi u dha kompanisë Sentynl Therapeutics. Zycubo është një terapi zëvendësuese e bakrit dhe jepet me injeksion nënlëkuror. Efektet më të zakonshme anësore të raportuara përfshijnë infeksione,…
Humbja e një kafshe shtëpiake mund të shkaktojë dhimbje emocionale po aq të thellë dhe afatgjatë sa humbja e një njeriu të afërt, tregon një studim i ri i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore PLOS One, disa pronarë kafshësh zhvillojnë çrregullim të zgjatur…
Studiuesit në Stanford kanë krijuar një inteligjencë artificiale të re, të quajtur SleepFM, e cila mund të tregojë rrezikun që një person të zhvillojë mbi 100 sëmundje, vetëm duke analizuar një natë gjumë. Programi analizon të dhëna si aktiviteti i trurit, rrahjet e zemrës, frymëmarrja dhe lëvizjet e trupit gjatë…

