- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Humbja e një kafshe shtëpiake mund të shkaktojë dhimbje emocionale po aq të thellë dhe afatgjatë sa humbja e një njeriu të afërt, tregon një studim i ri i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore PLOS One, disa pronarë kafshësh zhvillojnë çrregullim të zgjatur…
Studiuesit në Stanford kanë krijuar një inteligjencë artificiale të re, të quajtur SleepFM, e cila mund të tregojë rrezikun që një person të zhvillojë mbi 100 sëmundje, vetëm duke analizuar një natë gjumë. Programi analizon të dhëna si aktiviteti i trurit, rrahjet e zemrës, frymëmarrja dhe lëvizjet e trupit gjatë…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së martës në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një 30-vjeçar me inicialet F.B. dyshohet se e ka vrarë nënën e tij. Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, dyshohet se 30-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Po ashtu Prokuroria…
Gjatë vitit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar gjithsej 3 mijë e 369 operacione kirurgjike, rreth 500 më shumë krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënave të spitalit, ndërhyrjet janë kryer nga repartet kirurgjike, përfshirë Kirurgjinë e Përgjithshme, Ortopedinë, Otorinolaringologjinë, Oftalmologjinë, Urologjinë si dhe…
Sektori i personelit të QKUK-së nuk i ka lejuar të rishikojnë testet, kandidatët në konkursin për punësimin e specialistëve të shpallur nga SHSKUK. Sektori i personelit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të konkursit për punësimin e specialistëve të lëmive të ndryshme…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar…
Dr. Nderim Rexha është spz. i Kardiologjisë. Ai vjen në një intervistë në Gazetën Shneta ku flet për ndikimin e stresit dhe ankthit në shkaktimin e sëmundjeve të zemrës. Gazeta Shneta: Si ndikojnë stresi dhe ankthi në shëndetin e zemrës? Dr. Nderim Rexha: Stresi dhe ankthi aktivizojnë vazhdimisht mekanizmat e…
Gjatë vitit 2025, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka regjistruar 44,698 vizita në Emergjencën e Pediatrisë. Sipas njoftimit, klinika ka funksionuar me 151 shtretër dhe ka realizuar 43,725 ditë mjekimi, me shfrytëzim mesatar të kapaciteteve prej 79.17 për qind, përcjell Gazeta Shneta. Gjatë vitit janë evidentuar 7,937 pranime dhe 7,948…

