- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ekziston prej kohësh një lidhje e njohur midis sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa studime të reja po hedhin më shumë dritë mbi bazën e mundshme gjenetike të kësaj marrëdhënieje. Hulumtime të fundit sugjerojnë se disa faktorë gjenetikë mund të kontribuojnë njëkohësisht si në zhvillimin e çrregullimeve të zemrës,…
Një studim i ri tregon se akumulimi i mikroplastikës në organet vitale të njeriut, përfshirë trurin, mëlçinë dhe veshkat, po rritet ndjeshëm. Mikro dhe nano-plastika (MNP) janë grimca shumë të vogla që variojnë nga 500 mikrometra deri në 1 nanometër, të cilat formohen nga shpërbërja e plastikës. Ato janë gjetur…
Sot një grua në fshatin Poslishtë, Prizren kërkoi ndihmën e policisë pas një sulmi fizik nga bashkëshorti i saj. Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata u sulmuan fizikisht nga bashkëshorti, vëllai dhe babai i tij, që gjithashtu tentuan të sulmojnë viktimën përsëri. Policia, që u sulmua me gurë, ndërhyri me…
Shkenca moderne po punon çdo ditë për të kuptuar autizmin dhe për të zhvilluar trajtime të bazuara në prova, që synojnë të ndihmojnë fëmijët dhe familjet e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive. Por në Kosovë, dikush që nuk ka lidhje as me shkencën e as me mjekësinë ka…
Demenca po bëhet gjithnjë e më e përhapur në mbarë botën dhe, aktualisht nuk ekziston një kurë për këtë gjendje. Për këtë arsye, studiuesit janë gjithnjë e më të fokusuar në identifikimin e faktorëve që mund të rrisin rrezikun për dëmtim njohës, si dhe atyre që mund të kenë një…
Hulumtimet e reja tregojnë se faktorët mjedisorë, përfshirë konsumimin e mishit të kuq dhe sheqerit, mund të kontribuojnë në rritjen e shfaqjes së kancerit kolorektal tek të rinjtë. Studiuesit pohojnë se rritja e rasteve të diagnostikuara te individët nën 50 vjeç gjatë dy deri tre dekadave të fundit nuk lidhet…
Konsumimi i më shumë se 400 mg kafeinë në shumicën e ditëve të javës mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare edhe te individët e shëndetshëm, sugjeron një studim i ri shkencor. Konsumimi kronik i kafeinës u përkufizua si përdorimi i rregullt i pijeve me kafeinë, si kafeja, çaji dhe…
Në të gjithë vendin, shumë të moshuar janë gjithnjë e më të shqetësuar për sigurinë e tyre personale në shtëpi. Frika nga vjedhjet me thyerje dhe pushtimet e dhunshme në shtëpi po nxisin kërkesën në rritje për alarme, detektorë lëvizjeje dhe kamera mbikëqyrjeje, transmeton albinfo.ch. Sipas Digitec Galaxus, shitjet e…

