- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditura të dhënat për aktivitetin javor, ku gjatë javës së kaluar janë regjistruar 21 lindje, prej tyre 14 vajza dhe 7 djem. Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2,637 vizita specialistike, ndërsa janë evidentuar 300 pranime për trajtim spitalor. Numri mesatar…
Gjatë ditëve të vikendit, Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka regjistruar fluks të shtuar pacientësh në disa shërbime kryesore. Sipas të dhënave zyrtare, në Repartin e Pediatrisë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 224 fëmijë, prej të cilëve gjashtë janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm spitalor. Ngarkesë e…
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën në një përplasje trenash në jug të Spanjës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentin më të rëndë hekurudhor të vendit në më shumë se një dekadë, njoftoi Garda Civile e Spanjës. Vagonët e një treni që po udhëtonte drejt Madridit dolën…
Edhe pse e hëna e tretë e janarit njihet shpesh si “Blue Monday”, dita më e trishtuar e vitit, ekspertët theksojnë se nuk ka prova shkencore që e mbështesin këtë pretendim. Megjithatë, dimri mbetet një periudhë sfiduese për shëndetin mendor të shumë njerëzve, për shkak të mungesës së dritës së…
Vetëm brenda 24 orëve në Policia janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, e ku pothuajse në secilin nga rastet, viktimat janë gratë. Siç njofton policia, në tri raste personat janë arrestuar e dërguar në mbajtje, ndërsa në dy të tjera janë liruar me procedurë të rregullt. DHUNË NË…
Gjatë ditëve të vikendit, Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar rreth 900 pacientë, duke u përballur me një ngarkesë të madhe pune. Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 194 raste reanimimi, 302 trajtime internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike, si dhe 33 intervenime të…
Një grua është gjetur pa shenja jete dje në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet, teksa po cilësohet si “Hetim mbi Vdekjen”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. “HETIM MBI VDEKJEN Fushë Kosovë / 18.01.2026 – 11:00.…
Një studim i ri shkencor sugjeron se dhimbja kronike e shpinës tek burrat mbi moshën 65 vjeç mund të çojë në probleme serioze të gjumit disa vite më vonë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Innovation in Aging, tregon…

