- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në disa komunitete të Brazilit, numri i njerëzve që jetojnë mbi 110 vjeç është i jashtëzakonshëm, dhe studiuesit po studiojnë faktorët që mund ta shpjegojnë këtë fenomen. Analiza e stilit të jetës, dietës, aktivitetit fizik dhe mjedisit tregon se këto komunitete përfshijnë një kombinim të veçantë zakonesh dhe kushte natyrore…
Studiuesit pohojnë se cilësia e gjumit ka një rol kyç në shëndetin kognitiv dhe në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative. Hulumtimet tregojnë se pagjumësia kronike, apnea e gjumit dhe ndërprerjet e vazhdueshme të gjumit mund të lidhen me një rrezik të shtuar për zhvillimin e demencës dhe çrregullimeve të lehta njohëse,…
Gratë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar demencë krahasuar me burrat, duke përbërë rreth dy të tretat e të gjitha rasteve në nivel global. Ekspertët prej vitesh kanë diskutuar arsyet e kësaj diference, ku një nga faktorët e përmendur shpesh është rënia e nivelit të estrogjenit gjatë…
Psikologu Visar Sadiku tërheq vëmendjen për një fenomen shqetësues, fëmijët dhe adoleshentët po shikojnë programin televiziv “Big Brother” vonë në mbrëmje, shpesh bashkë me prindërit e tyre. Ai nënvizon se kjo ekspozim ndaj gjuhës fyese, konflikteve, sjelljeve agresive dhe modeleve të gabuar të komunikimit mund të dëmtojë zhvillimin mendor, emocional…
Studiuesit pohojnë se ushtrimet me peshë dhe aktiviteti fizik i rregullt janë të domosdoshme për dendësinë e kockave. Aktiviteti i rregullt ndihmon në ruajtjen e masës kockore dhe parandalon humbjen e kalciumit, që është një nga shkaqet kryesore të osteoporozës. Sipas Bone Research Journal, individët që kryejnë aktivitete si ecja,…
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli ka vendosur të ofrojë abirateronë, një ilaç i avancuar për kancerin e prostatës, edhe për burrat me diagnozë të hershme, kur sëmundja nuk është përhapur jashtë prostatës. Ky vendim pritet të ndihmojë rreth 8,000 pacientë çdo vit dhe konsiderohet një hap i madh drejt…
OpenAI ka prezantuar së fundmi ChatGPT Health, një veçori të re brenda platformës ChatGPT e cila synon t’u ofrojë përdoruesve një përvojë më të fokusuar dhe të strukturuar për pyetje që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien. Lansimi i kësaj veçorie vjen në një kohë kur interesi i publikut për informacion…
Një studim i ri ka zbuluar se nivelet e larta të lipoproteines, një formë e kolesterolit, janë të lidhura me rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare edhe tek gratë që duket se janë të shëndetshme. Ky zbulim është i rëndësishëm, pasi historikisht gratë janë konsideruar më pak të rrezikuara për…

