Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Studiuesit kanë gjetur se aktiviteti fizik mund të përmirësojë simptomat e depresionit po aq efektivisht sa terapia psikologjike. Ushtrimet e lehta deri në moderata, të kryera disa herë në javë, ndihmojnë në rritjen e endorfinave dhe neurotransmetuesve që ndikojnë pozitivisht në humor dhe energji. Përveç efektit kimik në trup, aktiviteti…

Më shumë

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në orët e mëngjesit, lokalisht do të ketë mjegull nëpër lugina dhe zona të ulëta. Sipas MeteoKosova, gjatë ditës, në disa zona parashikohen reshje të izoluara shiu, ndërsa në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia e ndonjë fjolle bore, përcjell Gazeta Shneta. Era do…

Më shumë

TikToku do të fillojë të lansojë metodë të re të verifikimit të moshës në të gjithë BE-në në javët e ardhshme, ndërsa rriten thirrjet për një ndalim të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç në shtetet e bllokut, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. TikTok, në pronësi të ByteDance, dhe platforma…

Më shumë

Në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, mbrëmjen e sotme rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë 12-vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e goditjes nga një automjet. Sipas njoftimit të spitalit, ekipi mjekësor ka reaguar menjëherë duke ofruar ekzaminim emergjent dhe masa…

Më shumë