- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mjekët përballen me vdekjen më shpesh se shumica e profesioneve të tjera, si pjesë e pashmangshme e një karriere të përkushtuar shpëtimit të jetëve. Megjithatë, një rishikim i ri shkencor tregon se arsimi modern mjekësor nuk i përgatit mjaftueshëm ata për këtë realitet të vështirë. Sipas studiuesve, ekziston shumë pak…
Një studim i ri sugjeron se gratë që vuajnë nga anemia për shkak të mungesës së hekurit, e shkaktuar nga gjakderdhjet e rënda menstruale, mund të përfitojnë më shumë nga zëvendësimi i hekurit me infuzion intravenoz (IV) sesa nga tabletat e hekurit. Sipas studimit një dozë e vetme hekuri IV…
Financimi federal për programet e shëndetit mendor dhe trajtimit të varësive do të vazhdojë, pasi administrata Trump e tërhoqi papritur një vendim për t’i dhënë fund gati 2 miliardë dollarë granteve në mbarë vendin. Vendimi fillestar kishte shkaktuar reagime të forta publike dhe institucionale. Të martën në mbrëmje, mijëra grante…
Një studim i ri tregon se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit që në barkun e nënës dhe gjatë viteve të para të jetës mund të rrisë rrezikun e presionit të lartë të gjakut te fëmijët. Sipas studiuesve, fëmijët e ekspozuar ndaj smogut para dhe pas lindjes kanë më shumë gjasa…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar lidhur me praninë e substancës Cereulide në formulën e ushqimit për fëmijë me origjinë nga Holanda, dhe është konstatuar se subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka eksportuar 462 copë të këtij produkti në Republikën e Kosovës për kompaninë “Rossmann Kosova”. Agjencia e…
Një studim i ri tregon se një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun e ardhshëm për zhvillimin e sëmundjes së Krohn-it, shumë vite përpara se të shfaqen simptomat e para. Kjo hap mundësi të reja për diagnostikim të hershëm, trajtim më efektiv dhe madje edhe parandalim të sëmundjes.…
Gati gjysma e komunave të Kosovës kanë arritur që të përfundojnë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online. Pavarësisht se bëhet fjalë për gjysmën e komunave, numri i vendvotimve të rinumëruara përbën vetëm…
Një studim i ri klinik tregon se stimulimi i nervit vagus (VNS) mund të jetë një zgjidhje premtuese për pacientët me depresion rezistent ndaj trajtimit. Sipas hulumtimit, mbi 20% e pacientëve që morën implantin elektrik nuk kishin më simptoma depresioni pas dy vitesh, ndërsa rreth 70% shënuan përmirësim domethënës. Implanti…

