- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studiuesit në University College London (UCL) kanë gjetur një mekanizëm natyral që ndihmon trupin të fikë inflamacionin, një zbulim që mund të çojë në trajtime të reja për sëmundje kronike si artriti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Eksperimentet treguan se molekulat e vogla të yndyrës, të quajtura epoxy-oxylipins, veprojnë si…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 3,279 operime gjatë vitit të kaluar, që paraqet një rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënave, gjatë vitit janë kryer mesatarisht rreth 13 operime në çdo ditë pune, transmeton Gazeta Shneta. Aktiviteti më i madh është shënuar në…
Me rritjen e rasteve të gripit sezonal, primare është informimi për parandalimin e komplikimeve dhe përhapjes së infeksionit. Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, Gazeta Shneta ka zhvilluar një intervistë me Dr. Edmond Morina, specialist i mjekësisë familjare, i cili flet për dallimin mes gripit dhe ftohjes, simptomat më…
Një ekip studiuesish në Portugali ka raportuar rastet e para të infeksionit nga superbakteri “Candida auris” në vend. Kjo kërpudhë invazive mund të depërtojë në gjak dhe në organe jetësore, si zemra dhe truri, dhe mund të shkaktojë infeksione të rrezikshme për pacientët me sistem imunitar të dobësuar. Shtatë raste…
Zyra e Brendshme Doganore në Prishtinë, gjatë një kontrolli të një dërgese mallrash, kanë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit, i cili ishte deklaruar si lëndë e parë për prodhim. Gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të…
Një tërmet i shkallës 3.9 Rihter ka ndodhur sot në ora 11:28 në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 km në jug-lindje të Elbasanit, ose 18 km në jug-perëndim të Pogradecit. Thellësia e tërmetit ishte 15 km. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar…
Stafi i Spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka mbajtur një protestë pas sulmit që ndodhi dje ndaj një infermiereje dhe dy punëtorëve të sigurimit në Repartin e Ortopedisë. Sipas njoftimit punëtorët shprehën pakënaqësinë dhe indinjatën për ngjarjen e rëndë, duke kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre,…
QKUK ka hapur një tender me vlerë 538 mijë Euro për servisimin e akseleratorit në Onkologji. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur një tender me titull “Servisimi dhe mirëmbajtja e Akceleratorit Linear në Klinikën e Onkologjisë”, shkruan Gazeta Shneta. Tenderi është me vlerë hiq më pak se 538 mijë…

