- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për muajin mars 2026, ku vërehet rritje e numrit të lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa kurorëzimet dhe shkurorëzimet kanë shënuar rënie krahasuar me muajin shkurt. Sipas ASK-së, gjatë muajit mars janë regjistruar gjithsej 2,314 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej…
Gjatë praktikës klinike të përditshme si profesionistë të shëndetit mendor, në ambulancat specialistike, emergjencë, si dhe në repartet kirurgjikale, internistike, pulmologjike dhe infektive, hasen shpesh çrregullime psikiatrike organike, të cilat janë çrregullime që rrjedhin nga disfunksioni i trurit i shkaktuar nga patologji organike brenda ose jashtë tij. Këto çrregullime mund…
Sot shënohet Dita Botërore e Mjekut Familjar, një datë që synon të theksojë rëndësinë e mjekëve familjarë në kujdesin shëndetësor primar dhe rolin e tyre si pika e parë e kontaktit të pacientëve me sistemin shëndetësor. Mjekët familjarë konsiderohen si shtylla kryesore e kujdesit shëndetësor, pasi ata merren me parandalimin,…
Në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, në kryeqytet u organizua aktivitet me qëllim vlerësimin e rolit të mjekëve familjarë dhe profesionistëve të kujdesit parësor shëndetësor. Kryetari i Komunës së Prishtina, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Bujar Gashi, kanë ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit…
Dr. Bajram Bajgora është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Kështu bëri të ditur vetë ai, duke njoftuar se është shkarkuar nga detyra me vendim të ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë, Lirie Hoti. Në…
Shqetësues mbetet raporti i fundit i publikuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve – Megjashi, sipas të cilit gjatë vitit 2025 është shënuar rritje e numrit të fëmijëve që kanë raportuar mendime vetëvrasëse apo tentativa për vetëvrasje. Sipas raportit vjetor për funksionimin e linjës SOS “Allo Bushavko”, nga gjithsej 284…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim të madh për përmasat dhe përhapjen e shpejtë të shpërthimit të ri të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se situata është shpallur emergjencë e shëndetit publik me…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor. Në përgjithësi janë aprovuar 131,800 votues jashtë vendit nga 142,803 që kanë aplikuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se…

