- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon ta monitorojë cilësinë e ujit në gjithë territorin e Kosovës. Sipas rezultateve të analizave situata mbetet e pandryshuar në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjakovës. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim…
Sëmundja Krohn është një gjendje autoimune kronike e sistemit tretës, që prek rreth një milion njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë. Kjo gjendje shoqërohet me simptoma si dhimbje barku, diarre, lodhje, nauze, të vjella dhe humbje peshe. Edhe pse nuk ka shërim përfundimtar,…
Poliklinika “Rezonanca” në Kosovë është ndër të parat në vend që ka filluar të ofrojë shërbimin e PET-CT, një metodë të avancuar imazherike për diagnostikimin e sëmundjeve malinje. Prof. Dr. Serbeze Kabashi-Muçaj nga Poliklinika e Rezonancës shpjegon rëndësinë e këtij shërbimi për pacienët, shkruan Gazeta Shneta. “Rezonanca është prej të…
Një zjarr shpërtheu në Pavijonin 16 të Spitalit Sacco të Milanos rreth orës 10:00 të mëngjesit më 15 janar. Mediat italiane bëjnë të ditur se flakët përfshinë një pjesë të Arkivit Diagnostikues brenda pak minutash. Zjarri preku gjithashtu dhomat e zhveshjes dhe disa klinika ambulatore ku punonjësit e kujdesit shëndetësor…
Një studim i publikuar në Journal of Child & Adolescent Trauma tregon se fëmijët shurdhë ose me dëgjim të dëmtuar përjetojnë më shumë përvoja negative gjatë fëmijërisë (ACEs), që lidhen me shëndetin mendor dhe fizik në të rritur. Hulumtimi përfshiu 81 pjesëmarrës dhe tregoi se mungesa e qasjes në informacion…
Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka dënuar ashpër sulmin fizik të ndodhur sot në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik. Në reagimin e odës thuhet se…
Një studim i publikuar në BMC Medicine lidh një rritje prej 10 mmHg në presionin sistolik tek gratë shtatzëna me rreziqe të konsiderueshme gjatë shtatzënisë. Rezultatet treguan se: 11% më shumë rrezik për lindje të induktuar, diabet gestacional ose trajtim në njësinë intensive neonatale (NICU) 12% më shumë mundësi për…
Dy studime të reja tregojnë se ndryshime të vogla në aktivitetin e përditshëm dhe stilin e jetesës mund të ndikojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë. Rezultatet tregojnë Pesë minuta shtesë ecje në ditë lidhet me ulje prej 10% të vdekjeve tek adultët tashmë aktivë. Pesë minuta aktivitet shtesë për personat më pak…

