Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Tashmë dihen edhe emrat e deputetëve që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 ulëse në Kuvend. Deputetët e zgjedhur nga kjo parti…

Më shumë

Hulumtues nga Qendra Mjekësore Radboud dhe Universiteti i Bazelit kanë zbuluar shkaqe të reja gjenetike të verbërisë së trashëguar. Studimi i tyre, i publikuar në Nature Genetics, tregon se ndryshime në disa pjesë të ADN-së mund të shkaktojnë retinitis pigmentosa, një sëmundje që shkakton “shikim tuneli” dhe shpesh çon në…

Më shumë

NASA ka vendosur të përfundojë më herët se planifikuar misionin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pas një problemi mjekësor që prek një nga astronautët e ekuipazhit. Kjo është një lëvizje e rrallë për agjencinë hapësinore, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta. Ekuipazhi amerikan-japono-rus prej katër astronautësh do të kthehet në Tokë…

Më shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka izoluar 15 kilogramë djath Mozzarella Bufalo, të prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e aflatoksinës M1. Produkti është importuar nga kompania Premio SHPK, Sllatinë e Madhe, dhe është prodhuar nga Caseificio Coop. “La…

Më shumë