- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se në Kosovë janë të evidentuara 491 kilometra lumenj që janë të ekspozuar ndaj vërshimeve dhe përmbytjeve, dhe se janë 398 zona me rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet, prej tyre 108 zona janë në rrezik ekstrem. “Duhet të bëhen shumë investime në…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të 9 janarit 2026…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga -2 deri 2 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i…
Pjesë të Australisë do të përballen me kushte katastrofike zjarri të premten, kur pritet që valët e nxehtësisë të godasin pjesën më të madhe të vendit. Valë të nxehta të forta deri ekstreme janë shpallur në çdo shtet dhe territor në Australi, përveç Queensland, me temperatura të larta të parashikuara…
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme krahas thirrjes për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Sa i përket transportit urban, Komuna tha se në disa linja mund të ketë vonesa e në disa zona “ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt”, transporti publik…
Dhimbja kronike prek miliona njerëz dhe studimet e mëparshme kanë treguar se ajo lidhet me plakje më të shpejtë të trurit. Megjithatë, një studim i ri nga Universiteti i Floridës sugjeron se zakonet e shëndetshme të jetesës mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit, edhe tek personat që jetojnë me…
OpenAI ka lançuar zyrtarisht ChatGPT Health, një funksion të ri të dedikuar brenda platformës ChatGPT, i krijuar për t’i ndihmuar përdoruesit të kuptojnë më mirë shëndetin e tyre dhe të përgatiten për biseda me mjekët – jo për t’i zëvendësuar ata. Ky hap vjen në një kohë kur mjetet e…
Një studim i ri tregon se inteligjenca artificiale (IA) mund të përshpejtojë ndjeshëm zbulimin dhe përshkrimin e trajtimeve për sëmundjet e zemrës, duke hapur rrugën për kujdes më të personalizuar për pacientët. Sipas studiuesve, kjo teknologji mund të ndihmojë që trajtimet të përshtaten më mirë me mënyrën se si funksionon…

