- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Të qenit vazhdimisht në vonesë nuk është gjithmonë thjesht çështje dembelizmi apo mungesë respekti. Për disa njerëz, kjo mund të lidhet me ADHD-në (çrregullimin e vëmendjes me hiperaktivitet), përmes një vështirësie të njohur si “verbëria ndaj kohës”. Kjo do të thotë vështirësi në vlerësimin se sa kohë kërkojnë detyrat ose…
Të rriturit në Angli po konsumojnë rreth 40 për qind më shumë kripë sesa niveli i rekomanduar, duke rritur ndjeshëm rrezikun për tension të lartë të gjakut, infarkte dhe goditje në tru, sipas një studimi të ri. Analiza e kryer nga “British Heart Foundation (BHF)”, tregon se kjo sasi është…
Njerëzit me një orë biologjike më të dobët ose më të çrregullt mund të kenë rrezik më të lartë për të zhvilluar demencë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore “Neurology”. Studiuesit zbuluan se çrregullimet e ritmit cirkadian lidhen me një probabilitet më të madh për demencë,…
Rreziqet nga zjarret pyjore nuk përfundojnë me shuarjen e flakëve. Sipas një studimi të ri, banorët që kthehen në shtëpitë e tyre pas zjarreve mund të ekspozohen pa e ditur ndaj kimikateve të rrezikshme dhe potencialisht kancerogjene. Viti i kaluar u shënua nga zjarre shkatërruese në Evropë, ku u dogjën…
Ushtrimi fizik mund të ndihmojë ndjeshëm në reduktimin e simptomave të depresionit dhe në shumë raste, të jetë po aq efektiv sa terapia psikologjike apo mjekimi, sipas një rishikimi të ri shkencor. Aktiviteti fizik po merr gjithnjë e më shumë vëmendje si një mënyrë mbështetëse për trajtimin e depresionit, qoftë…
Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova që më shumë se një vit. Marrja e këtyre fondeve vazhdon të jetë peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Mungesa e institucioneve të reja përgjatë 2025-tës ia pamundësoi shtetit përfitimin e 882 milionë eurove nga Plani për Reforma dhe…
Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit ka njoftuar se mirëmbajtja e rrugëve nga ekipet e veta po vazhdon. Sipas një njoftimi, thuhet se situata aktuale është kryesisht nën kontroll. Megjithatë, thuhet se si pasojë e ndryshimeve klimatike, mund të ketë probleme të përkohshme në segmente të caktuara. “Të gjitha rastet…
Brenda Laboratorit Qendror, i vendosur në Fabrikën e Ujit në Shipol, po kryhen analiza të vazhdueshme çdo 30 minuta për të monitoruar cilësinë e ujit që aktualisht po shpërndahet në rajon. Sipas të dhënave të fundit, parametrat e ujit janë duke shënuar përmirësim. Menaxherja e cilësisë së ujit, Arlida Gërguri,…

