Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vonesat e shpeshta? Pse mungesa e përpikmërisë mund të jetë një simptomë e ADHD-së

Jetë 08/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të qenit vazhdimisht në vonesë nuk është gjithmonë thjesht çështje dembelizmi apo mungesë respekti. Për disa njerëz, kjo mund të lidhet me ADHD-në (çrregullimin e vëmendjes me hiperaktivitet), përmes një vështirësie të njohur si “verbëria ndaj kohës”. Kjo do të thotë vështirësi në vlerësimin se sa kohë kërkojnë detyrat ose sa kohë ka kaluar.

Alice Lovatt, muzikante dhe punonjëse sociale nga Liverpooli, përjetonte shpesh stres dhe turp për shkak të vonesave të saj të përsëritura. Vetëm pasi u diagnostikua me ADHD në moshën 22-vjeçare, ajo kuptoi se problemi kishte një emër dhe një shpjegim shkencor.

Ekspertët shpjegojnë se verbëria ndaj kohës lidhet me funksionet ekzekutive të trurit, veçanërisht me lobet ballore, dhe është një tipar i dokumentuar mirë i ADHD-së. Sipas psikoterapistes Stephanie Sarkis, dallimi qëndron te ndikimi funksional: te personat me ADHD, vonesat ndikojnë seriozisht në jetën familjare, shoqërore dhe profesionale, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, specialistët theksojnë se ADHD nuk është një justifikim automatik për çdo vonesë. Jo të gjithë ata që vonohen kanë këtë çrregullim. Në disa raste, vonesa lidhet me ankthin, nevojën për kontroll apo ndjenjën e superioritetit.

Pavarësisht shkakut, përgjegjësia për ndikimin te të tjerët mbetet. Strategjitë që ndihmojnë personat me ADHD – si përdorimi i orëve inteligjente, ndarja e detyrave në hapa të vegjël dhe planifikimi realist i kohës – mund të jenë të dobishme për këdo. Siç thotë edhe Lovatt, përmirësimi nuk është perfekt, por e ka bërë atë shumë më të besueshme në përditshmëri. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakTë rriturit në Angli konsumojnë kripë sa 155 pako patatinash në javë, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Inteligjenca artificiale mund të transformojë përshkrimin e barnave për sëmundjet e zemrës

Ju sugjerojmë

Rehabilitimi kognitiv mund të ndihmojë pacientët me COVID të zgjatur të kapërcejnë “mjegullën e trurit”

03/07/2026 Jetë

Mbi 100 persona u infektuan me salmonelë në Evropë

03/07/2026 Jetë

Foshnjat që ushqehen me gji gjatë gjashtë muajve të parë flenë më gjatë në vitin e parë të jetës

02/07/2026 Jetë

Një analizë e zakonshme e gjakut mund të përshpejtojë trajtimin e një komplikacioni të rrezikshëm të diabetit

02/07/2026 Jetë

Konsumimi i moderuar i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë

02/07/2026 Jetë

Studim: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me ndryshime në trurin e fëmijëve të vegjël

02/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.