Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Terapia hormonale në menopauzë nuk ndikon në rrezikun për demencë

Femina 26/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri dhe i gjerë shkencor ka zbuluar se terapia hormonale e përdorur gjatë menopauzës nuk rrit dhe as nuk ul rrezikun e zhvillimit të demencës tek gratë.

Studiuesit analizuan të dhëna nga disa studime cilësore, që përfshinin mbi një milion gra. Rezultatet treguan se nuk ekziston asnjë lidhje domethënëse mes terapisë hormonale dhe demencës, pavarësisht llojit të hormoneve të përdorura, kohëzgjatjes së trajtimit apo moshës kur ka nisur terapia.

Po ashtu, studimi nuk gjeti prova se terapia hormonale ndikon në rrezikun për demencë edhe tek gratë që përjetojnë menopauzë të hershme.

Sipas autorëve të studimit, vendimi për përdorimin e terapisë hormonale duhet të bazohet në menaxhimin e simptomave të menopauzës dhe në vlerësimin e përfitimeve dhe rreziqeve të tjera shëndetësore, e jo në frikën për humbje të kujtesës apo demencë në të ardhmen.

Së fundmi, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka hequr paralajmërimet e njohura si “black box” nga produktet hormonale për menopauzën, paralajmërime që sipas ekspertëve përmbanin pretendime të pabazuara mbi rrezikun për demencë.

Autorja kryesore e studimit thekson se, megjithëse nevojiten studime afatgjata dhe më gjithëpërfshirëse, këto gjetje ndihmojnë në sqarimin e konfuzionit dhe informacionit kontradiktor që ka qarkulluar prej vitesh rreth terapisë hormonale dhe shëndetit të trurit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIKSHPK apelon për vaksinim kundër gripit pas rritjes së rasteve
Artikulli i rradhës Kanceri i tiroides, shpesh i shërueshëm kur zbulohet herët

Ju sugjerojmë

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina

Terapia hormonale në menopauzë mund të ulë me 69% rrezikun për osteoporozë

15/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.