- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kanceri i tiroides konsiderohet një nga format më të trajtueshme të kancerit, pasi shumica e rasteve zbulohen në faza të hershme dhe kanë rezultate shumë të mira në trajtim, bëjnë të ditur ekspertët shëndetësorë. Mbi 90 për qind e rasteve i përkasin kancerit të diferencuar të tiroides, përfshirë tipet papilar…
Një studim i ri dhe i gjerë shkencor ka zbuluar se terapia hormonale e përdorur gjatë menopauzës nuk rrit dhe as nuk ul rrezikun e zhvillimit të demencës tek gratë. Studiuesit analizuan të dhëna nga disa studime cilësore, që përfshinin mbi një milion gra. Rezultatet treguan se nuk ekziston asnjë…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, duke rritur edhe numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim. Sipas IKSHPK-së, situata kërkon kujdes të shtuar, veçanërisht në prag të…
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për largimin e një tumori intratorakal me përmasa rreth 13 × 10 centimetra. Sipas njoftimit, pacientja, e lindur në vitin 1974, ishte trajtuar fillimisht për probleme kardiake, të cilat pas ekzaminimeve…
Profesioniste shëndetësore për më shumë se 18 vite: Kush është Diana Shehu-Devaja, 108-shi i PDK’së?
Diana Shehu- Devaja, profesionistja shëndetësore me përvojë të gjatë në fushën shëndetësore, po kandidon për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, Shehu- Devaja gjendet me numrin 108. Diana Shehu Devaja ka lindur më 28 janar 1968 në Gjakovë, ku ka…
Dy ditë në javë, korridoret e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mbushen me dhjetëra pacientë që presin një vendim mjekësor me rëndësi jetike për ta – nëse do t’u kryhet koronarografia apo do t’u vendoset stenti. Përpara tyre është një komision i përbërë nga mjekë…
Ushqyerja e balancuar dhe aktiviteti fizik i rregullt jo vetëm që ndihmojnë shëndetin e përgjithshëm, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në cilësinë e gjumit, tregon një raport i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit (AASM). Sipas anketës së vitit 2025 me mbi 2,000 të rritur në SHBA, rreth 59% e pjesëmarrësve…
Një fëmijë është diagnostikuar me fruth në Shqipëri. Sipas Top Channel, fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit, përcjell Gazeta Shneta. Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e Pediatrisë Infektive. IShP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.

