Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Hulumtimet e fundit shkencore sugjerojnë se vaksina kundër herpesit mund të ofrojë përfitime shëndetësore që shkojnë përtej parandalimit të vetë sëmundjes. Sipas dy studimeve të reja, kjo vaksinë mund të ndihmojë edhe në uljen e rrezikut për zhvillimin e demencës dhe sëmundjeve kardiovaskulare, raporton Health News, përcjell Gazeta Shneta. Një…

Më shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të hënën udhëzime të reja për përdorimin e barnave GLP-1 tek të rriturit me obezitet, duke rekomanduar përdorimin e tyre afatgjatë dhe të vazhdueshëm kur ka arsye klinike për këtë. Udhëzimi përfshin barna si semaglutide (Wegovy), liraglutide (Saxenda) dhe tirzepatide (Zepbound). Rekomandimet, të publikuara në…

Më shumë

Rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor ka shtuar pakënaqësitë e qytetarëve, të cilët thonë se çmimet janë të papërballueshme, sidomos për pensionistët dhe kategoritë me të ardhura të ulëta, raporton Ekonomia Online. Qytetari Bajram Kastrati ka deklaruar për Ekonomia Online se fatura e energjisë elektrike…

Më shumë