- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kolagjeni njihet gjerësisht për përfitimet e tij në shëndetin e lëkurës, nyjeve dhe kockave, por një studim i ri sugjeron se mund të luajë rol edhe në humbjen e peshës. Hulumtimi, i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit dhe i publikuar në revistën shkencore “Nutrients”, ka ngritur interes të madh…
Prej dekadash, të dhënat shkencore sugjerojnë se triliona mikroorganizma që jetojnë në zorrët tona, të njohura si mikrobioma, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Tashmë, kërkimet e reja hedhin dritë mbi një ndikim edhe më të drejtpërdrejtë: gjendjen tonë shpirtërore nga dita në ditë. Një studim i…
Në një realitet ku ritmi i jetës bëhet gjithnjë e më i shpejtë dhe tundimi për të sakrifikuar gjumin është i madh, ekspertët japin një mesazh të qartë: mos i hyr në hak gjumit. Edhe pse një serial interesant apo një libër i parezistueshëm mund të të mbajë zgjuar deri…
Pacientët me tuberkuloz që e lënë duhanin shërohen më shpejt, ndërsa një studim i ri tregon se mesazhet në telefon mund të jenë një mjet efektiv për t’i ndihmuar ata ta arrijnë këtë qëllim. Hulumtimi, i publikuar në revistën JAMA, u realizua në Bangladesh dhe Pakistan dhe përfshiu 1.080 pacientë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi familjar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i ndaluar. Sipas një postimi në facebook, KQZ ka thënë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale. “Vota është personale dhe…
Këtë javë në rubrikën tonë “Mjeku i Javës” kemi Dr. Arlind Batalli, kardiolog, i cili shpjegon një fenomen që po haset gjithnjë e më shpesh kohëve të fundit: infarkti i zemrës tek të rinjtë. Ai tregon shkaqet, simptomat dhe mënyrat e parandalimit, duke i dhënë rëndësi të veçantë kontrollit të…
Festat e fundvitit nuk sjellin vetëm gëzim, por edhe një rritje të ndjeshme të emergjencave kardiake. Sipas të dhënave nga American Medical Response, rastet e urgjencave për zemër rriten deri në 30% në vigjilje të Krishtlindjeve. Ekspertët shpjegojnë se faktorët kryesorë për këtë rritje janë mbingrënia, konsumimi i tepërt i…
Edhe përdorimi i marihuanës një ose dy herë në muaj lidhet me nota më të dobëta në shkollë dhe probleme emocionale tek adoleshentët, sipas një studimi të publikuar në revistën Pediatrics. Hulumtimi, i cili përfshiu mbi 160 mijë nxënës, tregon se sa më shpesh të përdoret kanabisi, aq më të…

