- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë 24 orëshit të fundit, Policia raportoi 106 aksidente trafiku, pa asnjë fatalitet, dhe 2,210 tiketa të shqiptuara, ndërsa janë arrestuar 26 persona. Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëshit të fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë evidentuar 46 aksidente…
Një studim 10-vjeçar sugjeron se gratë e moshuara që konsumojnë çaj kanë densitet pak më të lartë të kockave krahasuar me ato që pinë kafe, duke ulur rrezikun për osteoporozë dhe fraktura. Studimi, i publikuar në revistën Nutrients, ka ndjekur rreth 10 mijë gra dhe ka analizuar densitetin mineral të…
Mot me shi do të mbizotërojë gjatë ditës së sotme në vend. Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nuk do të shënojnë më shumë se 2 deri në 4 gradë Celsius. Era do fryjë…
Uji mbetet zgjedhja më e mirë për hidratim të përditshëm, por disa studime sugjerojnë se qumështi mund të mbajë trupin më të hidratuar në situata të caktuara, si pas ushtrimeve intensive. Qumështi përmban elektrolite dhe makronutriente që ndihmojnë në ruajtjen e balancës së lëngjeve, duke e bërë teorikisht më efektiv…
Mollët janë një ushqim i shëndetshëm që mund të konsumohen gjatë gjithë ditës. Megjithatë, disa momente mund të jenë më efektive për përfitime specifike shëndetësore. Ekspertët këshillojnë të shmangni ngrënien e mollëve menjëherë para gjumit nëse përjetoni gazra ose fryrje, pasi këto simptoma mund të pengojnë gjumin, shkruan burimi Very…
Hani shumë shpejt kur përfundoni një vakt brenda 10–15 minutash, shpesh pa përtypur mjaftueshëm dhe pa vënë re sinjalet e ngopjes së trupit? Ky zakon mund të shkaktojë mbingrënje, shqetësime tretëse dhe rritje peshe, ndërsa me kalimin e kohës rrit rrezikun për diabet tip 2 dhe sindromën metabolike. Sipas burimit…
Të dënuarat në burgun e Lipjanit, u kanë bërë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta për festat e fundvitit. Të burgosurat i kanë dhuruar dhurata nxënësve të Shkollës Fillore “Haradin Bajrami” në Magurë. Dhuratat iu janë dorëzuar nxënësve të Dhomës Burimore të kësaj shkolle, ku ndjekin mësimet gjashtë fëmijë me…
Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar subvencionet prej 100 euro për grupin e dytë të studentëve. Paparaci merr vesh se studentët kanë pranuar në llogaritë e tyre shumën prej 100 eurove. Grupi i parë i studentëve u subvencionuan tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale…

