- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Debati nëse vapimi apo qeskat me nikotinë janë më të shëndetshme se cigarja tradicionale është i pavend, sipas një raporti të ri madhor shkencor. Nikotina është toksike për zemrën dhe enët e gjakut, pavarësisht mënyrës se si konsumohet, thekson një raport konsensusi i ekspertëve i publikuar në “European Heart Journal”.…
Një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova, është gjetur e vdekur të mërkurën mbrëma në banesën e saj në Buchs të Zvicrës. Rastin e ka konfirmuar policia kantonale e Cyrihut, ndërkaq janë arrestuar tre të dyshuar. “Pak pas mesnatës, qendra operative e policisë kantonale të Cyrihut mori një raport se…
Lëngu i aloe verës, i përgatitur nga xheli i bimës dhe uji, promovohet shpesh si një mjet natyral për përmirësimin e shëndetit të aparatit tretës, veçanërisht për kapsllëkun dhe refluksin acid. Edhe pse nuk ka prova përfundimtare që përcaktojnë një orar ideal, konsumimi i tij në momente të caktuara të…
Sipas një studimi të ri, lëngu i portokallit ofron përfitime të shumta për shëndetin e zemrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekspresionin e gjeneve që lidhen me funksionet kardiovaskulare. Ky studim inovativ analizon efektet fiziologjike të lëngut të portokallit nga një këndvështrim molekular, duke ofruar një perspektivë të re mbi vlerën…
Sindikatat bëjnë thirrje për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
Në një tryezë diskutimi, sindikatat e punëtorëve të shërbimeve publike dhe private, përfshirë FSSHK dhe SPAK, bënë thirrje për subjektet politike që të adresojnë çështjet lidhur me kuadrin ligjor të marrëdhënieve të punës, dialogun social dhe mbrojtjen sociale në zgjedhjet e vitit 2025. Në një tryezë të fundit diskutimi, organizatat…
Qumështi me çokollatë nuk konsiderohet më vetëm një pije e preferuar e fëmijëve. Studimet tregojnë se ai ofron përfitime ushqyese edhe për të rriturit, veçanërisht për rikuperimin muskulor pas aktivitetit fizik dhe për menaxhimin e oreksit. Një nga përfitimet kryesore është përmirësimi i rikuperimit të muskujve pas stërvitjes. Pas ushtrimeve,…
Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës (UP) ka shënuar një vit të suksesshëm në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare gjatë vitit 2025, duke realizuar 24 punime shkencore dhe duke marrë pjesë në 14 konferenca, aktivitete këto të mbështetura financiarisht nga UP-ja me gjithsej 39,921.60 euro. Si njëra…
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar me sukses operimi për largimin e kataraktit edhe në syrin e dytë të qytetarit Anton Cena. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Cena përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka theksuar se kjo ndërhyrje i ka dhënë fund…

