Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV), bazuar në njoftimin e pranuar nga Komisioni Evropian përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), njofton opinionin publik se gjatë kontrollit të një ngarkese të mishit të pulës (MDM), të importuar nga Polonia, është konstatuar prania e bakterit…

Më shumë

Më 20 dhjetor 2025, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u mbajt Asambleja Themeluese e Asociacionit të Psikologëve Klinikë të Kosovës (APKK), me ç’rast u bë themelimi zyrtar i këtij asociacioni profesional. Në asamble morën pjesë mbi 100 psikologë klinikë, profesorë universitarë, mysafirë dhe përfaqësues të institucioneve relevante. Sipas…

Më shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se, përmes sistemit evropian RASFF, është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus në qumështin APTAMIL. Si pasojë, është urdhëruar tërheqja nga tregu e produktit me lot nr. 111444865, i importuar nga Holanda nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri, pasi niveli…

Më shumë

Një panel i FDA-së në SHBA ka vënë në pikëpyetje përdorimin e antidepresivëve gjatë shtatzënisë, duke nxitur shqetësime te mjekët dhe ekspertët e shëndetit mendor. Ata paralajmërojnë se mesazhe të tilla mund t’i shtyjnë gratë shtatzëna të ndërpresin trajtimin, duke rritur rrezikun e depresionit të rëndë dhe vetëvrasjes. Rreth 20%…

Më shumë

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar versionin në tableta të ilaçit të njohur për humbje peshe Wegovy, duke e bërë atë ilaçin e parë oral që përdoret çdo ditë për trajtimin e obezitetit. Miratimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i jep kompanisë farmaceutike Novo Nordisk…

Më shumë

Një studim i publikuar në revistën American Psychologist tregon se përdorimi i sharjeve mund të ndihmojë njerëzit të performojnë më mirë gjatë aktiviteteve fizike. Sipas studiuesve, sharjet ndihmojnë në rritjen e fokusit dhe vetëbesimit, duke ulur shpërqendrimin dhe duke i lejuar individët të shfrytëzojnë më shumë forcën e tyre. Në…

Më shumë