Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë ndikimin që stresi kronik mund të ketë në zhvillimin dhe përparimin e kancerit. Sipas studiuesve, stresi afatgjatë shkakton ndryshime biologjike në organizëm, duke rritur nivelin e inflamacionit dhe duke ndikuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, shkruan Cancer Research UK, transmeton Gazeta Shneta. Këto ndryshime mund…

Më shumë

Sot të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës vranësirat  mund të sjellin lokalisht reshje të shkurtra shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10…

Më shumë