- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i udhëhequr nga Wake Forest University School of Medicine dhe Atrium Health Levine Cancer ka treguar se një teknikë moderne për lokalizimin e tumorëve të gjirit para kirurgjisë, e njohur si Radioactive Seed Localization (RSL), është po aq efektive sa metoda tradicionale e telit (Wire Localization – WL),…
Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Armend Aganit, bashkëthemelues i asociacionit dhe ish-kryetar i bordit. Në një telegram ngushëllimi, ASPKS thekson se humbja e tij krijon një boshllëk të pazëvendësueshëm për asociacionin dhe për gjithë komunitetin shëndetësor privat në vend. “Kontributi…
CanvasDx, një pajisje e miratuar nga FDA, ndihmon mjekët e kujdesit primar të diagnostikojnë autizmin më shpejt dhe më afër familjeve. Shumë familje në Shtetet e Bashkuara përballen me pritje të gjatë për vlerësime për autizmin, ndonjëherë edhe deri në një vit. Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Missouri…
Agjencia amerikane shton paralajmërim për meningiomën, një lloj tumor truri që mund të lidhet me injeksionin hormonal për kontrollin e lindjes. FDA ka miratuar një paralajmërim të ri për Depo-Provera, një injeksion i zakonshëm për kontrollin e lindjes, duke paralajmëruar pacientet për rrezikun e mundshëm të meningiomës. Përditësimi i etiketës…
Çdo herë që ndalon dhe nuk reagon me inat, nuk po ndryshon vetëm momentin, po stërvit trurin. Shkenca e neuroshkencës tregon se ushtrimi i kontrollit emocional forcon zonat e trurit që lidhen me qetësinë, vetëkontrollin dhe vendimmarrjen e matur. Një studim i publikuar në Nature Neuroscience zbuloi se rregullimi i…
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka vendosur të mos rekomandojë më vaksinën e hepatitit B te të gjithë të porsalindurit në SHBA. Sipas politikës së re, vetëm foshnjat e lindura nga nëna të infektuara do të vaksinohen menjëherë, ndërsa për të tjerët vendimi mbetet tek prindërit, me…
Policia spanjolle ka kryer të enjten një bastisje në laboratorin kërkimor IRTA-CReSA në Cerdanyola del Vallès, në Kataloni, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e murtajës afrikane të derrave, që ka shkaktuar vdekjen e 26 derrave të egër. Operacioni u zhvillua nga policia rajonale Mossos d’Esquadra dhe Guardia Civil, me…
Ka vdekur afaristi i njohur Armend Agani, i cili ka qenë njëri nga pronarët e Spitalit privat “Royall Medical”. Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, i cili është familjar i afërm i të ndjerit, shkruan Gazeta Shneta. Njoftimi i plotë nga Agani: NJOFTIM PËR OPINIONIN…

