Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ka vdekur afaristi i njohur Armend Agani, i cili ka qenë njëri nga pronarët e Spitalit privat “Royall Medical”. Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, i cili është familjar i afërm i të ndjerit, shkruan Gazeta Shneta. Njoftimi i plotë nga Agani: NJOFTIM PËR OPINIONIN…

Më shumë

Moti për sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale dielli. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë -2 deri në 0 gradë celsius. Njëherësh ato maksimale pritet të jenë 7-10 gradë Celsius. Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit

Më shumë

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se dehidratimi shpesh neglizhohet gjatë dimrit, duke rritur rrezikun për lodhje, turbullim mendor dhe probleme më serioze me veshkat. Qëndrimi i hidratuar mund të jetë çuditërisht i vështirë në muajt e ftohtë, por specialistët theksojnë se është po aq i rëndësishëm, nëse jo edhe më i…

Më shumë