Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Fibromat janë masa jo kancerogjene që zhvillohen në murin muskulor të mitrës dhe prekin shumë gra gjatë moshës riprodhuese. Ato mund të ndryshojnë në madhësi, numër dhe pozicion, ndërsa jo gjithmonë shkaktojnë simptoma apo probleme me fertilitetin. Shumë gra me fibroma kanë shtatzëni normale dhe lindje të suksesshme. Ekzistojnë tre…

Më shumë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar tryezën e diskutimit me temë “Agjenda e Reformave të Kosovës: Çfarë më pas?”, raporton EO. Diskutimi u fokusua në hapat e ardhshëm institucionalë, nevojën për koordinim ndërinstitucional dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile në procesin e…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka konfirmuar se në orët e pasditës dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Sipas njoftimit të spitalit të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike. Njoftimi i plotë: “Spitali i Përgjithshëm…

Më shumë