- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dy studime të reja kanë treguar se një kombinim i dy barnave mund të jetë më efektiv në trajtimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve (IBD), veçanërisht tek pacientët që nuk kanë reaguar ndaj terapive të mëparshme. Këto sëmundje përfshijnë kolitin ulceroz dhe sëmundjen e Krohn-it, të cilat prekin sistemin tretës…
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se situata me hantavirusin në Francë është “nën kontroll”, ndërsa bëri thirrje për një koordinim më të fortë mes vendeve evropiane për të parandaluar përhapjen e virusit. Gjatë një konference për shtyp në Nairobi, ai tha se autoritetet franceze kanë marrë masat e duhura dhe…
Një studim i ri ka treguar se yndyra e fshehur brenda muskujve mund të rrisë rrezikun për probleme të zemrës dhe çrregullime metabolike, edhe tek personat që duken të shëndetshëm. Kjo yndyrë, e njohur si yndyrë ndërmuskulare, grumbullohet mes fibrave muskulore dhe konsiderohet më e rrezikshme sepse nuk është e…
Dy mjek, punonjës të spitalit në Vushtrri, që u arrestuan të mërkurën, me dyshimet për marrje të ryshfetit, kanë pasur aktakuza, po për këtë vepër, edhe më parë. Kështu i ka thënë KosovaPress-it një burim që ishte në dijeni të kësaj çështjeje. Dy mjekët, që u arrestuan të mërkurën paradite…
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar se po shqyrton heqjen e barnave GLP-1 nga lista 503B, një vendim që mund të ndikojë ndjeshëm në disponueshmërinë e versioneve të përgatitura në farmaci të ilaçeve për humbje peshe dhe diabet. Kjo përfshin substanca si semaglutidi dhe tirzepatidi, të njohura…
Një studim i ri ka ngritur dyshime mbi efektivitetin e një ndërhyrjeje të zakonshme kirurgjikale për osteoartritin e gjurit. Bëhet fjalë për heqjen e pjesshme të meniskut, një procedurë që për vite është përdorur për të trajtuar dhimbjet dhe dëmtimet në gju. Sipas studiuesve finlandezë, kjo ndërhyrje jo vetëm që…
Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë konfirmuar një rast të ri me hantavirus mes pasagjerëve të evakuuar nga anija turistike MV Hondius, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se deri tani nuk ka shenja të një shpërthimi më të gjerë të virusit në Evropë. Sipas OBSH-së, deri më 12 maj…
Kompania farmaceutike zvicerane Roche ka marrë miratimin evropian për një test të ri gjaku që ndihmon në zbulimin dhe përjashtimin e sëmundjes së Alzheimerit. Ky test konsiderohet një alternativë më e thjeshtë dhe më pak invazive krahasuar me metodat aktuale të diagnostikimit, si skanimet e trurit apo analizat e lëngut…

