- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kompania farmaceutike zvicerane Roche ka marrë miratimin evropian për një test të ri gjaku që ndihmon në zbulimin dhe përjashtimin e sëmundjes së Alzheimerit. Ky test konsiderohet një alternativë më e thjeshtë dhe më pak invazive krahasuar me metodat aktuale të diagnostikimit, si skanimet e trurit apo analizat e lëngut…
Edhe pse shumë pacientë i mbijetojnë infeksionit me hantavirus, studime të reja tregojnë se shërimi i plotë mund të zgjasë me muaj dhe shpesh shoqërohet me probleme të vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Interesi për efektet afatgjata të virusit është rritur pas pandemisë COVID-19, duke nxitur krahasime me fenomenin e njohur…
Gjatë ditës së martë, Kosova u përball me erëra të forta, ndërsa në Prishtinë pati edhe pasoja materiale si dëmtime kulmesh, rrëzim drunjsh dhe dëmtime në shtylla ndriçimi. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka folur për intervenimet që janë realizuar nga ekipet emergjente gjatë ditës së…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dr. Metë Shatri i është bashkuar Lëvizja VETËVENDOSJE dhe do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputetë. Në një postim në Facebook, Kurti ka prezantuar profilin profesional dhe akademik të Dr. Shatrit, duke theksuar se…
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta shpallë të paligjshme tarifën prej 3 eurosh për personat shoqërues mbi moshën 15-vjeçare gjatë qëndrimit të pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ nr.03/2024 për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore. Vendimi është marrë pas padisë së ushtruar nga Instituti…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve me hantavirus të lidhura me shpërthimin në anijen turistike “MV Hondius” ka arritur në 11, prej tyre nëntë të konfirmuara, ndërsa tre persona kanë humbur jetën. Sipas të dhënave të publikuara më 12 maj, të gjitha rastet lidhen…
Sindroma e Vezoreve Policistike (PCOS), një gjendje që prek rreth 1 në 8 gra në botë, është riemërtuar zyrtarisht në PMOS. Pas më shumë se një dekade fushatash dhe kërkesash nga ekspertët, emri i ri do të jetë “Polyendocrine Metabolic Ovarian Syndrome” (PMOS), që në shqip përkthehet si “Sindroma Poliendokrine…
Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, këtë javë kemi Dr. Afrim Bekteshi, internist dhe endokrinolog, me një përvojë prej 15 vitesh në Spitalin e Gjilanit. Në këtë intervistë, ai flet për dallimet mes pre-diabetit dhe diabetit tip 2, faktorët e rrezikut, simptomat e hershme dhe rëndësinë e zbulimit në…

