- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri ka vënë në pikëpyetje bindjen tradicionale se bllokimi i arterieve të mëdha është shkaku kryesor i një forme të zakonshme të goditjes në tru, të njohur si goditja lakunare. Studiuesit thonë se dëmtimi i enëve të vogla të gjakut brenda trurit mund të jetë faktori kryesor…
Një mëngjes me shi dhe të ftohtë, Masooda shkon në një varrezë në kodër në veriperëndim të Kabulit për të vizituar varrin e vëllait të saj më të vogël, Mirwais. Por ajo nuk e di saktësisht se ku është varrosur ai pasi u vra në një sulm ajror pakistanez dy…
Një studim i ri sugjeron se rritja e numrit të hapave ditorë gjatë ditës pas një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e rikuperimit të pacientëve. Sipas gjetjeve, çdo 1,000 hapa shtesë në ditë lidhet me 18% më pak komplikime, 16% ulje të rrezikut për rikthim në spital…
Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko sugjeron se psilocibina, një substancë psikedelike që gjendet në kërpudhat “magjike”, mund të shkaktojë ndryshime afatgjata në funksionin dhe strukturën e trurit, duke ndikuar pozitivisht edhe në shëndetin mendor. Studiuesit analizuan 28 të rritur të shëndetshëm që nuk kishin…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bënë të ditur se shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill 2026 ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind. Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), rritja…
Autoritetet shëndetësore në Itali dhe Holandë kanë intensifikuar masat e monitorimit dhe karantinës pas rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me Hantavirus tek pasagjerët e anijes turistike “Hondius”, duke rritur shqetësimet për përhapjen e virusit në Evropë. Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë bëri të ditur se,…
Erërat e forta që kanë kapluar Prishtinën dhe gjithë vendin kanë shtyrë institucionet lokale të përgatiten për çdo situatë. Në kryeqytet gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka intervenuar në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht për raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar…
Sipas të dhënave të vitit 2022, rreth 2.3 milionë gra në mbarë botën u diagnostikuan me kancer të gjirit, ndërsa afro 670 mijë humbën jetën nga kjo sëmundje. Kanceri i gjirit vazhdon të mbetet një nga format më të zakonshme të kancerit tek gratë dhe ende nuk ekziston një kurë…

