- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studime të reja po tregojnë se vetëm një dozë e vaksinës kundër HPV-së mund të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga infeksioni dhe kanceret që lidhen me këtë virus. HPV, ose virusi human papilloma, transmetohet kryesisht përmes kontakteve seksuale dhe në disa raste mund të shkaktojë kancer të…
Fibromat janë masa jo kancerogjene që zhvillohen në murin muskulor të mitrës dhe prekin shumë gra gjatë moshës riprodhuese. Ato mund të ndryshojnë në madhësi, numër dhe pozicion, ndërsa jo gjithmonë shkaktojnë simptoma apo probleme me fertilitetin. Shumë gra me fibroma kanë shtatzëni normale dhe lindje të suksesshme. Ekzistojnë tre…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar tryezën e diskutimit me temë “Agjenda e Reformave të Kosovës: Çfarë më pas?”, raporton EO. Diskutimi u fokusua në hapat e ardhshëm institucionalë, nevojën për koordinim ndërinstitucional dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile në procesin e…
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka konfirmuar se në orët e pasditës dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Sipas njoftimit të spitalit të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike. Njoftimi i plotë: “Spitali i Përgjithshëm…
Vendosja e emrit të emocioneve, si ankthi apo frika, mund t’i ndihmojë personat me tipare autike të menaxhojnë më mirë ndjenjat e tyre, sugjeron një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Scientific Reports. Sipas studiuesve, personat me tipare të Autizmit shpesh përjetojnë më shumë ankth në situata të…
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se në javët në vijim mund të shohim një shtim të ndjeshëm të rasteve të hantavirusit. Ghebreyesus, një nga ekspertët kryesorë të shëndetit në botë pohoi se nuk ka “shenja” se gjendemi në prag të një pandemie të re. Por…
Një teknikë e re jo-invazive e stimulimit të trurit mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit pa nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore eBioMedicine Studiuesit kanë zhvilluar një metodë të quajtur stimulimi me ndërhyrje transkraniale (TIs), e cila përdor rryma…
Në kohën kur Kosova po përballet me raste të reja të fruthit, po bëhen thirrje për vaksinim sa më të shpejtë të fëmijëve, duke e konsideruar vaksinën si mënyrën më të sigurt dhe më efektive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Në një prononcim për Gazetën Shneta, Dr. Xhevrije Canolli…

