Dr. Drita Kabashi

Gjinekologji/Obstetrikë

Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Beogradit

Spitali Universitar Gjinekologjik në Tubingen, GjermaniSubspecialiste e Onkologjisë

Pozita momentale:

Ordinanca Gjinekologjike Drita

Biografia:

E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Beogradit në vitin 1996

Punoi si mjeke në praktikë në Spitalin e Prizrenit dhe pjesë e shoqatës ‘Nëna Terezë’

Emigroi gjatë luftës në Tubingen të Gjermanisë, aty ku në vitin 2001 rikonfirmoi diplomimin e saj në Fakultetin e Mjekësisë

Nga vitit 2003 pjesë e Spitalit Universitar Gjinekologjik në Tubingen si mjeke në specializim

Nga viti 2007-2010 bashkëpunëtore shkencore pranë këtij universiteti

E specializuar në vitin 2010 dhe menjëherë e emëruar si mjeke e lartë në Repartin e Onkologjisë, aty ku kreu subspecializimin në vitin 2012

Bashkëpunëtore e shumë punimeve shkencore

Nga viti 2013 u rikthye në Kosovë për të praktikuar profesionin e saj

Tel: 044379111

Email: [email protected]

Social: Facebook

Postimet

Abortet dhe shtatzënitë e paplanifikuara vazhdojnë të jenë probleme tejet të mëdha të çiftet, veçanërisht te ato të reja. Përderisa shumë çifte kryejnë marrëdhënie seksuale pa mbrojtje dhe pa përdorimin e kontraceptive, shpeshherë ndodh që gruaja t’i nënshtrohet ndërhyrjes për abort vetëm shkaku i mos-planifikimit të shtatzënisë. Një ndërhyrje e…

Më shumë

Steriliteti dhe pamundësia për t’u bërë me fëmijë mbetet një nga problemet më të mëdha sociale te familjet shqiptare. Edhe pse problemet që shkaktojnë sterilitetin janë të ndryshme, te shqiptarët vazhdon të ‘zotërojë’ mendësia se janë gratë ato që kanë probleme për të mbetur shtatzënë. Kështu thotë Dr Drita Kabashi,…

Më shumë

9 muajt e shtatzënisë sjellin shumë ndryshime në trupin e secilës grua, shumë prej të cilave shkaktojnë diskomfort. Një nga problemet më të shpeshta në shtatzëni janë edhe venat e zgjeruara, shkruan Gazeta Shneta. Në emisionin Familja Ime të Klan Kosovës, Dr Drita Kabashi ka treguar informatat që secila shtatzënë…

Më shumë

Problemet e shtatzënisë janë shndërruar në një nga problemet më të mëdha sociale në trojet shqiptare. Ndryshimet sociale, përdorimi i duhanit, drogës dhe ushqimi jo-cilësor kanë ndikuar në shumë gra që të kenë problem mbetjen shtatzënë, shkruan Gazeta Shneta. E, për t’iu ndihmuar nënave shqiptare rreth këtij aspekti, nga Gjermania…

Më shumë