Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kush i ka më shumë fajet për sterilitetin te shqiptarët: Gratë apo burrat?

Këshilla për shtatzëna 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Steriliteti dhe pamundësia për t’u bërë me fëmijë mbetet një nga problemet më të mëdha sociale te familjet shqiptare.

Edhe pse problemet që shkaktojnë sterilitetin janë të ndryshme, te shqiptarët vazhdon të ‘zotërojë’ mendësia se janë gratë ato që kanë probleme për të mbetur shtatzënë.

Kështu thotë Dr Drita Kabashi, e cila këshillon të gjitha çiftet që t’iu ikin këtyre ideve. Ajo tregon edhe trendin e sterilitetit në botë.

“Ne jetojmë në Kosovë dhe jemi shqiptarë dhe për këtë problem zakonisht e fajësojmë gruan.

“Por, statistikat botërore tregojnë se femrat janë në 45 % të rasteve faktor për sterilitet, ndërsa meshkujt në 40 %”, u shpreh Kabashi, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas saj, problematike është fakti se në 15 % të rasteve nuk dihet se cila është arsyeja.

Duke folur për arsyet e sterilitetit, Dr Drita llogarit disa prej tyre: “Ka shumë, përfshirë infeksionet organet gjenitale te femrat dhe meshkujt, pastaj problemet me anomali të mitrës, cista, mioma, problemet me gjëndrën tiroide dhe poashtu edhe problemet e përgjithshme hormonale”.

Dr Drita i gëzohet faktit se ka shumë çifte të reja po e vizitojnë atë në planin e tyre para mbetjes shtatzënë, duke i dhënë asaj rastin që t’i kontrollojë dhe në rast të problemeve t’i trajtojë ato. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGabimet e gjysheve me fëmijët, që i vënë në rrezik jetën e tyre
Artikulli i rradhës Motra Hamdije, infermierja 80-vjeçare rrëfen punën e saj nga viti 1960 (Foto)

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.