Dr. Fatbardh Ramadani

Internist/Endokrinolog

Dr. Fatbardh Ramadani ka lindur më 5 korrik 1980 në Ferizaj, Kosovë. Shkollën fillore e ka ndjekur në Ferizaj nga viti 1986 deri në vitin 1994, ndërsa arsimin e mesëm e ka përfunduar në Shkollën e Mesme të Shkencave të Natyrës “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, në periudhën 1994-1998.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Dr. Ramadani vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku diplomoi në Mjekësi të Përgjithshme në vitin 2004. Gjatë periudhës 2007-2015, ai përfundoi specializimin në Mjekësi Interne, duke u subspecializuar më tej në Endokrinologji.

Aktualisht, Dr. Fatbardh Ramadani është shef i Departamentit të Mjekësisë Interne në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe ushtron profesionin e endokrinologut. Përveç angazhimit të tij në spital, ai punon edhe në një klinikë private. Momentalisht, është në përfundim të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë “Kiril dhe Metodi” në Shkup, Maqedonia e Veriut. Dr. Ramadani është njohës i disa gjuhëve, përfshirë shqipen, anglishten, serbishten dhe maqedonishten, gjë që i mundëson të komunikojë me një gamë të gjerë pacientësh dhe kolegësh.

Gjatë karrierës së tij mjekësore, ai është përkushtuar përmirësimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë, veçanërisht në fushën e Mjekësisë Interne dhe Endokrinologjisë. Kontributi i tij i vazhdueshëm në praktikën klinike dhe kërkimin shkencor e ka bërë një figurë të respektuar në komunitetin mjekësor të vendit. Përveç praktikës së tij klinike, ai është aktiv në edukimin e profesionistëve të rinj të shëndetësisë, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e tij për avancimin e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Ferizajt dhe më gjerë.

Tel: +383 45 501 626

POSTIMET

Mbi 91 mijë vizita ambulantore janë realizuar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në ambulancat specialistike të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Sipas statistikave të publikuara nga spitali, Pediatria dhe Emergjenca kanë qenë shërbimet me ngarkesën më të madhe të pacientëve, transmeton Gazeta Shneta. Spitali i…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe…

Më shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell në orët e paradites, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave. Sipas parashikimit, në disa zona të vendit priten riga shiu, shtrëngata lokale dhe shkarkime rrufesh, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë…

Më shumë