- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Fisnik V. Shehu, doktor specialist i Mjekësisë Orale dhe Parodontologjisë (Periodontist). Ai ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa specializimin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Dr. Shehu ka përvojë pune mbi 13-vjeçare dhe që nga viti 2010 ka qenë i fokusuar në punën për shpëtimin e dhëmbëve si dhe me avancimin profesional në stomatologjinë moderne.
Si specialist në fushën e Parodontologjisë në vendosjen e implanteve, përdorimin dhe aplikimin e kockave, membranave artificiale, pacientëve tanë u janë shtuar mundësitë që të ruajnë dhëmbët e tyre, duke u dhënë atyre një arsye për të buzëqeshur.
Nga viti 2011 e deri më sot, ai ka marr pjesë në mbi 30 trajnime të specializuara
dhe konferenca ndërkombëtare.
POSTIMET
Një studim i ri ka analizuar mënyrën se si faktorët e rrezikut për demencën ndryshojnë në vende të ndryshme të botës, duke treguar se disa prej tyre janë më të përhapur në rajone të caktuara, ndërsa të tjerë shfaqen në modele të ngjashme globalisht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH),…
Autoritetet shëndetësore në SHBA paralajmërojnë se shpërthimet e infeksionit nga Ciklospora, një parazit që shkakton diarre të ujshme dhe të fortë, mund të vazhdojnë deri në muajin gusht, ndërsa hetimet për burimin e kontaminimit në zinxhirin ushqimor janë ende në zhvillim. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë…
Shtatzënia nuk është e mundur pas heqjes së mitrës (histerektomisë), pasi gjatë kësaj ndërhyrjeje hiqet mitra – organi ku veza e fekonduar implantohet dhe zhvillohet fetusi. Megjithatë, personat që dëshirojnë të kenë fëmijë mund të marrin në konsideratë alternativa si nëna surrogate ose birësimi. Mitra është thelbësore për zhvillimin e…
Plakja fiziologjike është proces natyror përmes të cilit qelizat, indet dhe organet e trupit plaken. Ky proces zhvillohet me ritme të ndryshme te njerëz të ndryshëm dhe mund të ndikohet nga zgjedhjet që bëjmë gjatë jetës. Dihet se një stil jetese i shëndetshëm – ushqyerja e balancuar, aktiviteti fizik i…
Magjistri i shkencave të kimisë dhe profesori i kësaj lënde në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, Njazi Hyseni, ka reaguar për pyetjet e kimisë në testin e konkursit të pranimit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas Hysenit, pyetja me numër 16 është formuluar gabimisht duke shkaktuar një anomali…
Në Komunën e Obiliqit po vazhdon vaksinimi plotësues i fëmijëve që nuk i kanë marrë vaksinat sipas kalendarit të rregullt. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për rritjen e mbulueshmërisë me imunizim dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Fondi i Kombeve të…
HANDIKOS ka pranuar kontigjentin e parë të pajisjeve ndihmëse, të cilat do të shpërndahen për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, si dhe për qytetarët e tjerë që kanë nevojë për këto pajisje. Sipas njoftimit të dhënë, donacioni është siguruar nga “Human Bridge”, në bashkëpunim me Shoqatën “Lirija” nga…
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” është identifikuar bakteri Salmonella, ndërsa në mostrate marra më pas nga ambientet e restoranteve nuk është gjetur prania e këtij bakteri. “Në mostrat e pacientëve është…

