Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Shaqir Uka i ndihmoi të plagosurit e masakrës së Dyzit në vitin 1999, familjarët përjetësisht falënderues

Këshilla për shtatzëna 19/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shefi i Intensivës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, anesteziologu dhe intensivisti Shaqir Uka ka marr një falënderim publik nga një koleg i tij për një kontribut të madh në vitin 1999.

Onkologu Ekrem Hyseni ka përkujtuar sot vëllain e tij Muharrem Hyseni i vrarë nga forcat serbe në vitin 1999 në Masakrën e Dyzit.

Por me rastin e përvjetorit të vëllait, Hyseni ka shkruar se nuk mund ta harrojë ndihmën dhe kontributin e një kolegu të tij për familjarët e tjerë të plagosur.

Është fjala për Dr. Shaqir Uka, anesteziolog/intensivist dhe shef i Intensivës në QKUK.

“Gjithmonë, e në momente si kjo, me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes e falënderojmë, Dr. Shaqir Uka, i cili në kushte shumë të vështira u kujdes për shëndetin e familjes tonë dhe të gjithë të plagosurve tjerë në Kodrën e Trimave. Për njerëz të tillë do të lëmë amanet që falënderimi të përcillet gjeneratë pas gjenerate”, ka shkruar Hyseni në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Kujtim dhe nderim i përjetshëm për të gjitha viktimat e rëna në Masakrën e Dyzit.

Në këtë ditë me nder dhe krenari kujtuam edhe vëllaun tonë, Muharrem Hyseni, i rënë në altarin e lirisë. Ndërsa me një ceremoni mbollëm 227 drunj që simbolizojnë 227 viktimat e kësaj masakre.

Gjithmonë, e në momente si kjo, me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes e falënderojmë, Dr. Shaqir Uka, i cili në kushte shumë të vështira u kujdes për shëndetin e familjes tonë dhe të gjithë të plagosurve tjerë në Kodrën e Trimave.

Për njerëz të tillë do të lëmë amanet që falënderimi të përcillet gjeneratë pas gjenerate.

Artikulli paraprakDiabeti: Ngrënia e tepërt e këtyre tre frutave mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak
Artikulli i rradhës Trajtimi i kapsllëkut të fëmijës dy-vjeçar, sipas burimeve mjekësore

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.