- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.
Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.
Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.
Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.
Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze
Tel: 044 642 863
Email: [email protected]
POSTIMET
Sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë është një dukuri normale dhe njihet si leukorre. Ai është zakonisht i tejdukshëm ose me ngjyrë të bardhë qumështi, me konsistencë të hollë dhe erë të lehtë. Rritja e tij është një nga shenjat e hershme të shtatzënisë dhe vazhdon gjatë gjithë saj, duke ndihmuar në…
Asociacioni i të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë (ASD Peja), në bashkëpunim me Komunën e Pejës, ka ndërmarrë një nismë mbështetëse për fëmijët dhe të rinjtë me diabet të tipit 1, duke i pajisur me sensorë për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit (glukozës) në gjak. Kjo përpjekje synon…
Një ilaç i zhvilluar fillimisht për dëmtimet e palcës kurrizore mund të ketë potencial edhe në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit zbuluan se ilaçi KCL-286 mund të riparojë dëmtimet në ADN dhe të zvogëlojë inflamacionin në tru, dy procese që mund të shfaqen herët…
Një studim i ri ka analizuar mënyrën se si faktorët e rrezikut për demencën ndryshojnë në vende të ndryshme të botës, duke treguar se disa prej tyre janë më të përhapur në rajone të caktuara, ndërsa të tjerë shfaqen në modele të ngjashme globalisht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH),…
Autoritetet shëndetësore në SHBA paralajmërojnë se shpërthimet e infeksionit nga Ciklospora, një parazit që shkakton diarre të ujshme dhe të fortë, mund të vazhdojnë deri në muajin gusht, ndërsa hetimet për burimin e kontaminimit në zinxhirin ushqimor janë ende në zhvillim. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë…
Shtatzënia nuk është e mundur pas heqjes së mitrës (histerektomisë), pasi gjatë kësaj ndërhyrjeje hiqet mitra – organi ku veza e fekonduar implantohet dhe zhvillohet fetusi. Megjithatë, personat që dëshirojnë të kenë fëmijë mund të marrin në konsideratë alternativa si nëna surrogate ose birësimi. Mitra është thelbësore për zhvillimin e…
Plakja fiziologjike është proces natyror përmes të cilit qelizat, indet dhe organet e trupit plaken. Ky proces zhvillohet me ritme të ndryshme te njerëz të ndryshëm dhe mund të ndikohet nga zgjedhjet që bëjmë gjatë jetës. Dihet se një stil jetese i shëndetshëm – ushqyerja e balancuar, aktiviteti fizik i…
Magjistri i shkencave të kimisë dhe profesori i kësaj lënde në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, Njazi Hyseni, ka reaguar për pyetjet e kimisë në testin e konkursit të pranimit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas Hysenit, pyetja me numër 16 është formuluar gabimisht duke shkaktuar një anomali…

