Dr. Venera Berisha-Muharremi ka marrë një ftesë ndërkombëtare për të prezantuar në “5th International Conference on Diabetes and Endocrinology – Diabetes 2025”, që do të mbahet më 7 nëntor në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Dr. Berisha-Muharremit, kjo ftesë nderon arritjet e saja në fushën kërkimore dhe publikimet shkencore, duke i dhënë mundësinë të përfaqësojë Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Mjekësisë dhe Kosovën në një ngjarje ndërkombëtare shkencore.
Tema e prezantimit të saj do të jetë: “Crosstalk between Bone Metabolism and Insulin Resistance”, një qasje inovative që lidh metabolizmin e kockave me rezistencën ndaj insulinës, duke sjellë njohuri të rëndësishme për trajtimin e obezitetit dhe diabetit./Gazeta Shneta/



