Çdo grua ka stilin e saj dhe parapëlqen atë që e bën të ndihet më mirë, por nganjëherë duam të shohim ndryshime tek njëra-tjera, me qëllim të thyerjes së monotonisë.
Çfarë ndodh kur duam të ndryshojmë flokët? Nuk është aq e lehtë të provosh një ngjyrë tjetër të flokëve apo një stil tjetër prerje. Flokët janë diçka shumë personale dhe shpeshherë na u imponohet ta arrijmë stilin që parapëlqejmë, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e grave kanë flokë kaçurrela ose me forma të çrregullta. Ne e dimë se për të marrë formën e drejtë të flokëve, kërkon shumë kohë dhe angazhim.
Por, fatmirësisht ekziston një recetë për drejtimin e flokëve, në një afat të përhershëm.
Ja çfarë ju nevojitet:
Përbërësit:
– 100 ml vaj kokosit
– Lëng limoni
– 3 lugë miell misri
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni të gjithë këta përbërës në një tas dhe zbatoni në flokë nga rrënja deri në maje të flokëve, butësisht me ndihmën e një krehëri.
Në rast se flokët tuaj janë shumë të gjata, dyfishoni përbërësit për të marrë më shumë nga përzierja.
Pasi të keni fërkuar të gjitha flokët, merrni dhe mbuloni me kapelë dushi.
Mbështjellni flokët me një peshqir që keni përdorur më parë dhe lëreni të veprojë për rreth 2 orë, e në fund shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë.
Është e rëndësishme të mbani në mend se ky trajtim do t’ju lejojë të shihni rezultatet tuaja pas disa javësh dhe duhet ta përdorni atë rregullisht./Gazeta Shneta/