Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtorët e klinikave të QKUK-së që diplomuan në maj të 98-ës në UP dhe Nish të Serbisë

Këshilla për shtatzëna 11/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy klinika të QKUK-së, Kardiokirurgjia dhe Radiologjia udhëhiqen nga drejtorë që kanë diplomuar në kohë lufte. Dr. Tefik Bekteshi ka specializuar në 1995 dhe magjistruar në maj të vitit 1998 në Universitetin e Prishtinës të udhëhequr nga strukturat serbe, kurse Dr. Bujar Gjikolli ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Nish poashtu në maj të vitit 1998. Asnjëri nga ta nuk ka pranuar të jap shpjegime

Në fillim të viteve të 90-ta pushteti i serb pati ndërmarr masat e dhunshme duke mbyllur institucionet në Kosovë dhe duke përjashtuar nga puna punëtorët shqiptarë, përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës. Kuvendi i UP-së kishte marr vendim më 26 nëntor të vitit 1991 që veprimtaria universitare të vazhdonte në shtëpi private pasi hapësirat legale ishin uzurpuar nga administrata dhe policia serbe, shkruan Gazeta Shneta.

Por jo të gjithë punëtorët shqiptarë kishin lënë punën, dhe jo të gjithë diplomuan në shtëpitë private të UP-së. Disa prej tyre vazhduan studimet në Universitetin tanimë të udhëhequr nga strukturat serbe. Kësisoj Tefik Bekteshi kreu specializimin në vitin 1995 në Interno para komisionit të Fakultetit të Mjekësisë më 15 dhjetor të atij viti.

Gazeta posedon kopjen e vërtetimit ku thuhet se Bekteshi “kalon provimin e specializimit nga lëmia Mjekësia Interne, sipas vlerësimit të komisionit e kalon me sukses të plotë”. Vërtetimi mban nënshkrimin e Prodekanit të asaj kohe Milovan Knezheviq.

Disa vite më vonë kur në Kosovë kishte filluar lufta, më 14 maj të vitit 1998 Bekteshi do të diplomonte në nivelin Master. Këtë diplomë ai e mori në kuadër të Universitetit të Prishtinës me temën “Komplikimet kardiovaskulare tek personat me mbipeshë”. Kopja e diplomës të cilën e posedon Gazeta mban nënshkrimin e Dekanit Prof. Dr. Tomislav Xhokiq. Gazeta ka provuar të marr sqarime nga Bekteshi rreth shkollimit të tij, por i njëjti nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara më 11 shtator dhe 8 nëntor të këtij viti. Bekteshi nuk ka kthyer përgjigje në asnjërën prej përpjekjeve të Gazetës Shneta për të marr versionin e tij.

Njëjtë ka vepruar edhe Dr. Bujar Gjikolli, drejtor i Klinikës së Radiologjisë në QKUK. As Gjikolli nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Gazetës për rrethanat në të cilat ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Nish të Serbisë më datë 11 maj 1998. Gazeta posedon kopjen e diplomës së Gjikollit në versionin serbisht me alfabet cirilikë, si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe e cila mban nënshkrimet e dy profesorëve Branko Lloviç dhe Branimir Gjorgjeviç.

Gazeta ka kërkuar sqarime për këto çështje edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ku Bekteshi dhe Gjikolli janë drejtorë të klinikave, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje. Kujtojmë se të dy janë përzgjedhur drejtorë të klinikave vitin e kaluar, kohë kjo kur shëndetësia është udhëhequr nga ministri i PDK-së Uran Ismaili.

Në anën tjetër dy mjekë të tjerë që kanë kryer studimet në vitet e 90-ta kanë mendime të ndryshme. Dr. Salih Krasniqi, i cili ka shërbyer edhe si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në vitin 1998, ka kryer specializimin në vitin 1990 në Zagreb. Ai tregon se datën e caktuar e kishte pas në janar, por serbët nuk e kishin lejuar të shkonte. Krasniqi thotë se mjekët që kanë kryer specializimin në këto kohë kanë mundur ta kenë datën e caktuar të provimit.

“Unë e kam parasyshë sepse kam marr pjesë në tre luftra, mirëpo më mirë ka qenë me kry nëse i ka dëgjuar ligjëratat më herët. Nëse nuk kishte shkuar atëherë do të mbeste më keq. Nuk kemi qenë të gjithë në luftë, nëse kishim qenë të gjithë e kishim marr deri në Beograd”, thotë Krasniqi.

Por ndryshe mendon anesteziologu Dr. Nehat Baftiu. Ai thotë se në maj të vitit 1998 ka qenë duke ndihmuar luftëtarët e UÇK-së në Likovc dhe sipas tij nuk ka qenë kohë e studimeve. “Nuk ka qenë kohë e studimeve. Kemi luftuar për jetë a vdekje si popull. Në muajin maj kam qenë duke mjekuar plagët e Komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi. Është e papranueshme nëse dikush ka diplomuar në këtë kohë”, thotë Baftiu.   /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKur duhet të konsultoheni me doktorin për fertilitetit tuaj
Artikulli i rradhës Rregullorja e SHSKUK-së, kolegjet private do të paguajnë deri 1500 euro për praktikën e studentëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.