Drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta në Qendrën Klinike Universitare, Visar Islamaj, e ka mirëpritur shefin e tij të PDK-së Kadri Veseli në një takim në degën e kësaj partie në Prizren.
Në fotografitë e publikuara nga PDK, Islamaj shihet duke e pritur Veselin me grushtim duarsh dhe ulur përkrah tij në tavolinë në takimin e mbajtur në degën e Prizrenit.
Islamaj para se të punësohej në QKUK në vitin 2018 në kohën e ish-ministrit Uran Ismaili, ka qenë drejtor në komunën e Prizrenit e cila udhëhiqej nga PDK-ja. Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj tij për keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
Ndryshe pozita e drejtorit të Shërbimeve të Përbashkëta në QKUK është e dyta pas drejtorit të përgjithshëm me kompetenca ekzekutive.
Gazeta ka raportuar për Islamajn ditë më parë, i cili kishte shfrytëzuar jashtëligjshëm veturën zyrtare. /Gazeta Shneta/