A jeni duke i pritur me padurim hapat e parë të bebes tuaj? Të shihni vogëlushin tuaj duke i bërë hapat e parë është një ngjarje emocionuese për prindërit. Ecja është shenja e parë e pavarësisë së bebes.
Deri tani padyshim që secili nga ju keni filluar të mendoni t’i bleni rrethin për ecje, por a e keni ditur se kjo paisje mund t’i bëj më shumë dëm sesa mirëqenie bebes tuaj? Lexoni këtë shkrim dhe kuptoni kur mund ta përdorni rrethin për ecje!
Kur mund të përdor bebja rrethin e ecjes?
Ta vendosni beben tuaj në një paisje të tillë do ta lumturoj foshnjën sa më s’ka. Por, shumica e doktorëve këshillojnë të kundërtën e përdorimit të saj, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë faktorë, si pesha, gjatësia dhe zhvillimi i tërësishëm i bebes ndikojnë në vendosjen se kur mund ta përdorni rrethin e ecjes.
A shkakton ndonjë problem në zhvillim rrethi i ecjes tek bebja?
Akademia amerikane e pediatrisë ka parandaluar përdorimin e tyre. Një paisje e tillë mund të lëndoj foshnjen dhe nuk konsiderohet e sigurtë, sipas ekspertëve.
Bazuar në raportin e publikuar në Journal of Developmental and Behavioral Pediatrics, foshnjet që përdorin rrethin për ecje mund të arrijnë kohën e zvarritjes dhe ecjes shumë më vonë sesa foshnjet e tjera.
Shumica e pediatërve ngrisin rëndësinë e shfrytëzimit të dyshemes, duke i inkurajuar nënat që të lën beben e lirë të zvarritet, ulet, rrotullohet, dhe eventualisht të filloj ecjen. Të gjithë muskujt, të cilët ndihmojnë beben të ngritet apo të ecë, do të forcohen më shumë për shkak të ushtrimeve në dysheme. Të mësohet qëndrimi dhe ecja pa ndihmën e një rrethi për ecje, do t’i mësoj bebes edhe balancimin e trupit.
Nëse përdorni rrethin e ecjes, do ta mësoni foshnjen të ec në majë të gishtërinjëve. Bebja do të fillojë të praktikoj këtë shprehi edhe kur është jashtë rrethit.
Cilat janë shqetësimet e sigurisë gjatë përdorimit të rrethit për ecje?
Nëse e vendosni beben në këtë lloj rrethi, atëherë do të rrisni këto rreziqe:
- Gishtërinjtë e bebes mund të lëndohen nga mbajtëset dhe rrotat e rrethit, duke i shkaktuar dëme dhe dhimbje;
- Bebja do të zgjatet derisa është brenda rrethit. Për shkak të objekteve që nuk mund t’i arrijë me gjatësinë normale, atëherë bebja fillon të zgjatet për të arritur ato. Në këtë mënyrë mund të shkaktohen lëndime potenciale.
- Gjatë kohës së qëndrimit brenda rrethit, bebja do të jetë 3 herë më e shpejtë në lëvizje. Në këtë mënyrë, ju nuk mund të parandaloni ndonjë incident apo rrëzim të paparashikueshëm.
- Rrëzimi nga shkallët apo zonat e rrezikshme gjithmonë do të jenë të pa-evitueshme. /Gazeta Shneta/