Zakonisht prindërit preferojnë të flenë në të njëjtën dhomë me fëmijën deri në vitin e parë të jetës. Duke qënë kështu, mbyllja e derës mund të ketë efekt negative tek foshnjat.
Por përse?
Zakonisht fëmijët zgjohen në mes të natës apo bëjnë një gjumë shumë të shqetësuar edhe për faktin se flenë me derën e mbyllur. Ajri i dhomës do të jetë më i rëndë dhe fëmija këtë gjë e ndien shumë. Nëse në të njëjtën dhomë do të marrin frymë 3 apo 4 persona nuk do të ishte e këshillueshme të flinit me derën mbyllur, sidomos në dimër kur ngrohësit e dhomës mund të shkaktojnë edhe tharje të ajrit.
Këshillohet që dera të qëndrojnë gjysëm e hapur në mënyrë që ajri të qarkullojë dhe të evitohet kështu një bllokim që do të shkaktojë një gjumë jo të qetë tek fëmija. Gjithashtu rëndësi duhet t’i kushtoni temperaturës së dhomës e cila nuk duhet të jetë më shumë se 15-20 gradë, si edhe rutinës së mbrëmjes.
Pra duke filluar nga dita e sotme do të ishte mirë të mbanit gjysëm hapur derën e dhomës tuaj të gjumit./pernenat.al/