Mësoni më shumë rreth këshillave më me vlerë të mamisë Razije Musës.
Razije Musa , përmes rrjetit social , ka treguar një nga pyetjet e shumta te nenave shkruan GazetaShneta.
Postimi i saj:
MOS PËRDORNI ALKOOL PËR ZBRITJE TË TEMPERATURËS
Të dashura nana, shumë herë po pyetem se a e rekomandoj lyerjen e fëmijës me alkool kur ka temperaturë. Përgjigjia ime është JO, ASNJËHERË.
Lëkura është organ që përthith çdo gjë që e vendosim në të, prandaj me alkool ju e freskoni fëmijën por edhe e dehni atë sepse alkooli kalon në gjak, pra kjo është arsyeja pse ai fle pastaj.
Kur fëmija ka temperaturë janë shumë mundësi tjera për trajtim, supostet, sirupet apo barnat orale varësisht nga mosha, por asnjëherë substancat që në kushte normale nuk do i’a jepnit që t’i konsumojë.
Keni kujdes dhe mos provoni gjëra që nuk u’a rekomandon Mjeku.
Me dashuri, Razija./GazetaShneta/