Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet që shtatzëna të konsumojë patjetër mish?

Këshilla për shtatzëna 21/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa gra nuk hanë mish për arsye të ndryshme, disa ruhen nga kolesteroli, disa janë kundër therjes së kafshëve për ta hëngër mishin e tyre, kurse disa tjera thjesht nuk e pëlqejnë shijen e mishit.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Tash kur jeni shtatzënë (ose nëse planifikoni një shtatzëni) mund të bëheni merak se a duhet të hajë patjetër mish. A është rrezik nëse nuk hani mish? Përgjigja është jo!

Ju mund të jeni vegjetariane dhe prapëseprapë të merrni krejt proteinat, vitaminat, mineralet dhe materiet tjera ushqyese për të cilat trupi juaj ka nevojë.

Nuk keni nevojë ta komplikoni mënyrën tuaj të të ushqyerit, vetëm keni kujdes që të hani mjaftueshëm fruta, perime dhe drithëra. Përpiquni të hani shpesh dhe në sasi të vogla.

Nëse hani ushqim të shumëllojshëm vegjetarian, ju do t’i merrni të gjitha materiet ushqyese të cilat janë të nevojshme. Ushqimet e pasura me proteina si vezët dhe arrat kanë poashtu edhe hekur. Qumështi, djathi dhe jogurti kanë kalcium.

Ka shumë rëndësi që merrni me ushqim sasi të mjaftueshme të proteinave, hekurit dhe kalciumit.

Përpiquni që të mos pini shumë çaj dhe kafe, sepse kanë tanina dhe polifenole të cilat e vështirësojnë përthithjen e hekurit i cili gjendet në perime. Megjithatë, nëse hani ushqime ose pini lëngje të cilat kanë vitaminë C (si psh brokoli ose lëngu i portokallit) përthithja e hekurit lehtësohet.

Ndoshta mund të keni nevojë që të merrni suplemente shtesë, por duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj.

Në yndyrën e peshkut ka acide yndyrore omega-3 të cilat ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe të syve të bebes. Acidet yndyrore omega-3 gjenden në shumë pak perime, prandaj nëse nuk e hani fare peshkun duhet të merrni multivitamina që kanë yndyrë peshku.

Keni kujdes dhe kontrolloni a ka vitaminë A, sepse kjo e dëmton beben. /Telegrafi/

Artikulli paraprakLetra prekëse e vogëlushes drejtuar nënës së saj, do t’iu bëj me lot
Artikulli i rradhës Gjërat që s’duhet t’ia ndaloni kurrë fëmijëve tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.