Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet ta zgjedhni një të afërm si dado të fëmijës tuaj?

Jetë 09/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ta keni nënën, motrën ose ndonjë të afërm tjetër si kujdestare të fëmijës tuaj tingëllon si gjëja më e duhur në botë. Por ky opsion sjellë edhe disa truqe të vetat.

Nëse po konsideroni që të punësoni një të afërm si kujdestare të fëmijës, së pari konsideroni këshillat e mëposhtme para se të veproni.

A e do me të vërtetë atë punë?
Pasi që në një familje shumë shpesh ndodh që të mos thuani “jo” për shumë gjëra, ka mundësi që edhe për këtë çështje të ndodhë e njejta gjë. Nëse vëreni sadopak hezitim në sjelljen e tyrë bëni mirë që të diskutoni hapur. Para se të fillojë ky raport mes jush, të dy palët duhet të jenë në të njejtën faqe, kështu I kontribuoni edhe mirëqenies së bebes, shkruan WhatToExpect.

A janë të mirë me fëmijët?
Është gjë e këndshme që të mbash në dorë një fëmijë të vogël, ta përkundësh e të luash me të. Por kur je kujdestar I tyre, kjo gjë dallon. Sado për zemër ta kesh fëmijën, të kujdesesh për të me orë të tëra mund të sjellë edhe acarime të vogla. Nëse i afërmi juaj që do përkujdeset nuk shquhet për durim dhe improvizim, mendoni një opsion tjetër…

A janë të gatshëm fizikish për ta përballuar këtë punë?
Prindërit tuaj ose të partnerit mund të borhorasin njëzëri se do të kujdesen gjithmonë për nipërit e tyre por a e dini njëmend se gjendja e tyre fizike e lejon një gjë të tillë? Fëmijët kërkojnë t’u qëndrojnë pas tërë kohën, të kërrusesh për ta, të shkosh zvarrë… Këto mund të jenë aktivitete që shumica e gjyshërve nuk do I merrnin parasysh, përcjellë GazetaShneta.

A mund t’i tregoj një të afërmi se çfarë duhet të bëjë?
Komunikimi i hapur është çelës suksesi për një raport me kujdestaren. Por shmë nëna e kanë të vështirë që të afërmive t’I tregojnë se çfarë të bëjnë me foshnjen e tyre. Për dallim me kujdestare të thjeshtë të cilën pas një periudhe të caktuar nuk do e shihni më, me të afërmin tuaj do ju rastis që të shiheni edhe pasi të përfundoj raporti si kujdestare. Mendojeni mirë!

Sa fleksibilë janë me orare dhe me sjellje?
A është ky I afërm i gatshëm që të qëndrojnë gjithmonë nën gatishmërinë tënde? Po ashtu, a pajtoheni të dy rreth mënyrave të njejta të edukimit të një fëmijë? Nëse e dini se për këtë të dytën dalloni shumë, atëherë nuk sygjerohet që ta keni si dado. Ju do të donit që kujdestarja të përdorë mënyrat e njejta të edukimit si ju; dhe jo të vini një ditë në shtëpi dhe të shihni se fëmija ka filluar të imitojë një sjellje që ju nuk e preferoni tek i afërmi i juaj.

Në anën tjetër, nëse jeni të vetëdijshëm që të gjithë këta hapa ju mund t’i rregulloni me një komunikim të sinqertë dhe pa hatërmbetje, atëherë një dado-i afërm është zgjidhja ideale për ju. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakSkuqjet, puçrrat, njollat… Gjithçka që duhet të dini për lëkurën e të sapolindurit tuaj
Artikulli i rradhës Vajza e Albanit dhe Miriamit këndon më mirë se prindërit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.