Hulumtuesit e Zelandës së Re po vështrojnë prë së afërmi rolin që Facebook, Instagram dhe Twitter luajnë në “orën e artë” të pas lindjes.
Kjo, pasi mamitë anembanë vendit vunë re një grup grash në rritje që preferonin të lidheshin me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, në vend se të lidheshin me foshnjën, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo synon që të vlerësojë shkallën e lidhjes së nënave me telefonat e mençur dhe internetin në përgjithësi, si dhe lidhjes së nënës me fëmijën.
Studiuesja kryesore, mamia dhe akademikja e Universitetit të Viktorias, Jayne Kriisjanous, beson se ky është studimi i parë i llojit në fjalë. Megjithëse në fazat fillestare, Krisjanous beson se ka disa rezutlate interesante paraprake që janë nxjerrë nga ky studim.
“Çdokush është dhe i vetëdijshëm për interesin dhe shpresën rreth lindjes së tyre”, thotë ajo. Por familjet e reja merren me këtë pritshmëri në mënyra të ndryshme. Disa postojnë në media menjëherë, ndërsa të tjerët mendojnë se kanë nevojë për privatësi.
“Sapo të jenë paraqitur fotografitë dhe komentet, ekziston një valë e menjëhershme reagimesh që mendojnë se kërkon njëfarë vëmendjeje dhe përgjigje. Kjo është ajo ku mund të rrënohet gëzimi i nënës”.
Zonja Krisjanous thotë se mamitë tradicionalisht punojnë për të siguruar intimitet pas lindjes, veçanërisht duke inkurajuar kontaktin e lëkurës më lëkurë që ndihmon nënën “të bie në dashuri” me të porsalindurin e tyre./Gazeta Shneta/


